Aktualitet

Kishin fshehur kokainën në mes të fushës me luledielli, kapet 25-vjeçari shqiptar dhe bashkëpunëtorja italiane

4 Gusht 2020, 14:19 Nga DOSJA
Kishin fshehur kokainën në mes të fushës me luledielli,

ITALI-Karabinierët e Fabnos në Itali kanë arrestuar 25-vjeçarin shqiptar me iniciale F.A. dhe një shitëse 22-vjeçare. Ata janë sinjalizuar nga një qytetar, i cili kishte parë lëvizjet e çuditshme të të rinjve në një fushë të mbjellë me luledielli. Policia ndërhyri menjëherë dhe zbuloi se në mes të fushës me luledielli ishte fshehur drogë. Në operacion mori pjesë edhe qeni antidrogë, një pastor belg i quajtur “One”.

Nga kontrollet u zbulua një qese plastike, brenda së cilës ndodheshin 3 pako me kokainë të pastër, një peshore dhe materiale për përgatitjen e dozave të kokainës. Agjentët e policisë pritën derisa çifti erdhi pranë fushës me luledielli. Më pas shqiptari zbriti nga makina, mori një sasi kokaine që i duhej dhe më pas u larguan. Pak metra më pas ata u bllokuan nga një patrullë karabinierësh

Nga kontrolli trupor shqiptarit iu gjet 50 gr kokainë, ndërsa vajza e cila ishte në drejtimin e makinës, kishte me vete rreth 1 mijë euro të holla. Më pas karabinierët shkuan në vendin ku të rinjtë kishin groposur drogën dhe sekuestruan sasinë e mbetur. Në banesën e tyre u gjet një sasi tjetër droge dhe një shumë të hollash.

Menjëherë shqiptarit dhe italiane iu vunë prangat dhe u dërguan në burgun Villa Fastiggi në Pesaro. Ndërkohë po vijojnë hetimet, për të identifikuar personin, i cili u siguronte drogën shqiptarit dhe italianes.

Marrë nga Occhioallanotizia

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kapet shqiptari me kokaine kokaine mes fushes me luledielli kapet shqiptari me kokaine kokaine mes fushes me luledielli

Sondazh

Poll