Bota

Hap tunel 35 m nën tokë për të shpëtuar djalin nga burgu, por…bie në të vetë/ 51-vjeçarja në Ukrainë dënohet me bu

4 Gusht 2020, 07:47 Nga DOSJA
Hap tunel 35 m nën tokë për të shpëtuar djalin nga

UKRAINË- Një nënë e cila u përpoq të nxirrte djalin nga burgu duke gërmuar një tunel të fshehtë poshtë qelisë së tij  për ta shpërtuar atë, është arrestuar.

Mediat kanë bërë të ditur se gruaja 51-vjeçare, ka marrë një shtëpi me qera afër burgut  të djalit që gjatë natës të punonte për të arritur qëllimin e saj, të nxirrte djalin i cili ishte dënuar për vrasje nga burgu.

Ngjarja ka ndodhur në rajonin jugor të Zaporizhia, në Ukrainë. Gruaja ka përdorur lopata dhe arriti të gërmonte 35 metra nën tokë, nën burg.

Mediat kanë raportuar se ajo punoi për tre muaj rrjesht por tuneli nuk ka shpëtuar pa u rënë në sy autoriteteve e si pasojë ato kanë arrestuar të moshuarën dhe e kanë dënuar me burgim të përjetshëm.

Një roje burgu tha: ‘Ajo kishte një lloj karroce, një copë kompensatë me rrota të vogla, në mënyrë që të mund të hiqte dheun’. Dheu është hedhur pranë një garazhi të shpërdoruar, afër vendit ku ndodhej vendi i gërmimit..

Burimidailymail.

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota gruja hap tunelin per te shpetuar te birin ukraine gruja hap tunelin per te shpetuar te birin ukraine

Sondazh

Poll