Bota

Karolina e Veriut goditet nga uragani ‘Isaias’/ Vendi përfshihet nga përmbytjet, humbin jetën dy persona

4 Gusht 2020, 07:32 Nga DOSJA
Karolina e Veriut goditet nga uragani ‘Isaias’/ Vendi

KAROLINË E VERIUT-Brigjet e Karolinës  së Veriut, mbrëmjen e së djeshme  janë goditur nga Uragani Isaias.

Mediat e huaja bëjnë me dije se fuqia e këtij uragani kishte rënë në stuhi tropikale pas goditjes së ishujve në Karaibe. Stuhia goditi brigjet midis Charleston, S.C., dhe Morehead City, N.C., ku ajo ka shkaktuar ndërprerje të energjisë, përmbytje bregdetare prej tre deri në pesë metra në disa zona, dhe shira të dendur që mund të arrijnë deri në tetë inç.

Mediat kanë raportuar se si  pasojë e motit të keq dy persona kanë humbur jetën në Karaibe. Isaias është stuhia e nëntë e madhe e këtij viti.

Ndërkohë qendra Kombëtare për Uragane ka paralajmëruar se Isaias do të shkaktojë shira të rrëmbyeshëm dhe vërshime në të dyja Karolinat, ndërkohë që bartet në gjirin lindor të Shteteve të Bashkuara.

Fuqia e tij pritet të dobësohet, ndonëse edhe qyteti i Nju Jorkut është duke u përgatitur për stuhi të mundshme atje më vonë.

Burimi: .washingtonpost.

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota stuhia 'isaias ne karolinene veriut stuhia 'isaias ne karolinene veriut

Sondazh

Poll