Bota

Covid-19 ‘gjunjëzon’ botën/ Shkon mbi 18 milionë numri i të infektuarve dhe mbi 697 mijë i të vdekurve

4 Gusht 2020, 06:18 Nga DOSJA
Covid-19 ‘gjunjëzon’ botën/ Shkon mbi 18 milionë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ndër vendet më të prekura nga pandemia. Aktualisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë 4,862,210 të infektuar dhe janë shënuar 158,930 vikitma. COVID-19 po përhapet me shpejtësi edhe në Indi.

Shqetësuese është situata edhe në Meksikë ku numri i viktimave në këtë shtet ka shkuar në 48,012 , ku vetëm në 24 orët e fundit kanë vdekur 266 pacientë me Covid-19.
Gjithashtu edhe Brazili është në gjendje shumë të rënduar, pasi shifrat janë shumë të larta për çdo ditë. Deri më tani numërohen 94,702  viktima dhe 2,751,665  milionë të infektuar.

Edhe Rusia po përballet me raste të shumta të pacientëve me koronavirus, ku deri më tani janë regjistruar 856,264  të infektuar raste të reja, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 14,207.

Ndërkohë në Kinë janë rikthyer sërish rastet e reja me Covid-19. Deri më sot Kina numëron 4,634  viktima dhe 84,464 të infektuar që prej fillimit të shpërthimit, ku në 24 orët e fundit raportohen 36 raste të reja.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavriusi en bote koronavriusi en bote

Sondazh

Poll