Aktualitet

Të ndarë prej mandateve, Rudina Hajdari këshillon Kirin/ A po sakrifikohet për të ëmën?

8 Prill 2019, 20:17 Nga DOSJA
Të ndarë prej mandateve, Rudina Hajdari këshillon Kirin/ A po

TIRANË- Deputetja e dalë nga lista e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari, e cila doli kundër vendimit të strukturave drejtuese të PD-së dhe nuk pranoi të dorëzojë mandatin , foli mbrëmjen e sotme edhe për marrëdhënien me të vllain, Kiri Hajdari, i cili ndryshe nga e motra, mbështet djegien e mandateve.

Sipas saj me Kirin marrëdhënia është shumë e mire, ndonëse kanë kundërshtime në qëndrime.

“Ne kemi familjet tona dhe jemi rritur për të pasur mendimet tona të lira. Kemi kundërshtitë tone, por kjo nuk do të thotë që jemi të përçarë. E vetmja gjë që e kam këshilluar Kirin është që të mos bëhet pjesë e dhunës”, – tha jo.

Duke iu përgjigjur pyetjes se si i sheh komentet e demokratëve ndaj Kirit, që i kërkojë që të nxjerrë të motrën nga Kuvendi, tha: “Nuk i shoh komentet negative, nuk besoj që është mënyra e duhur për të minimizuar aktet e dikujt. Vëllai më mbështet dhe më përkrah por do të vazhdojnë me bindjet e tij”.

Më tej ajo u pyet nëse po e bën këtë sakrificë që e ëma e saj Fatmira Hajdari, të kalojë vetingun, tha: “E para unë ndjehem shumë krenare për familjen time. Është e pamundur që unë çdo ditë të merrem me akuzat. Mamaja ime ka shumë vite në këtë profesion, unë sapo jam future në politikë. Unë bëj betejën time politike, ajo le të marrë përgjegjësitë e saj. Mund të them që mamaja ime është pak e distancuar nga politika. Shpesh herë më ka kritikuar për faktin që i jam futur politikës”.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet djegia e mandateve fatmira hajdari kiri hajdari rudina hajdari djegia e mandateve fatmira hajdari kiri hajdari rudina hajdari

Sondazh

Poll