Art&Argëtim

Surprizon bashkëshorten, Florjan Binaj: Jam xheloz

9 Prill 2019, 07:20 Nga DOSJA
Surprizon bashkëshorten, Florjan Binaj: Jam xheloz

Aktori i njohur Florian Binaj ka qenë i ftuari i radhës në ‘Kurthin e Piter Pan’ dhe sigurisht që nuk i ka shpëtuar edhe pyetjeve në lidhje me bashkëshorten e tij. Të gjithë jemi kuriozë të dimë pak më shumë mbi jetën personale të personazheve publik, e aq më tepër të Florjanit që mbetet një nga aktorët e preferuar në ‘Portokalli’.

Një nga pyetjet që fëmijët i kanë drejtuar aktorit të humorit është: Çfarë do të thotë dashuri me shikim të parë, sepse kam dëgjuar që ju e thoni shumë shpesh?! Modetarori ka rrëfyer se e tillë ishte dhe lidhja e tij me të dashurën e zemrës dhe ka treguar momente nga takimi.

“Unë nuk besoja që kishte dashuri me shikim të parë, deri sa pashë atë që sot kam nuse, Sabinën para 15 vjetësh dhe kur e pashë të gjithë ato mendimet dhe zëri brendshëm më thanë: Kjo është, kjo është. Kjo është dashuri me shikim të parë”,-ka rrëfyer aktori Florjan Binaj.

Por, fëmijët nuk kanë lënë pa i bërë dhe pyetjen tjetër të rëndësishme, lidhur me xhelozinë ndaj partneres. A jeni xheloz? Përgjigjia e aktorit ishte krejtësisht e natyrshme, duke treguar se pa xhelozi nuk ka dashuri.

“Patjetër që jam xheloz sepse te gjithe kemi xhelozi, ca e shfaqin ca jo, por unë kam xhelozi të shëndetshme dhe kështu duhet ta kenë të gjithë. Pa xhelozi nuk ka dashuri.”-është shprehur Florjan Binaj.


(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz dashuri florjan binaj sabina surprizë xhelozi dashuri florjan binaj sabina surprizë xhelozi

Sondazh

Poll