Art&Argëtim

Edhe përtej kufijve, suksesi i radhës për ‘Dy Gisht Mjaltë’

8 Prill 2019, 15:22 Nga DOSJA
Edhe përtej kufijve, suksesi i radhës për ‘Dy Gisht

‘Dy Gisht Mjaltë’ vazhdon të mbajë publikun lidhur në kinematë e ndryshme në të gjithë shqipërinë, trevat shqiptare dhe tani edhe më tej.

I gjithë publiku është ‘çmendur’ pas filmit komedi ‘Dy Gisht Mjaltë’ dhe të gjithë janë shumë të kënaqur me filmin dhe trajtimin e tematikës. Premiera e filmit mbërriti edhe në Maqedoni pak ditë më parë, ku të gjithë personazhet e njohur të ekranit dhe skenës shkuan për të shijuar premierën në kinematë e vendit.

Ermal Mamaqi pak më parë ka postuar një foto ku tregon se filmi arriti suksesin e radhës, këtë herë jashtë kufijëve të Shqipërisë.

‘Dy Gisht Mjaltë’ mbërrin edhe në Turqi, një foto e postuar nga Ermali tregon se ai po bëhet pjesë e kinemave në të gjithë vendin turk.“Së shpejti ‘Dy Gisht Mjaltë’ në të gjitha kinematë e Turqisë. “- shkruan Ermali në foton e postuar.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz dy gishte mjalte elvana gjata ermal mamaqi dy gishte mjalte elvana gjata ermal mamaqi

Sondazh

Poll