Art&Argëtim

Tha që femrat shqiptare janë k**va, Kelvi Kadilli largohet nga ‘Pop Culture’

9 Prill 2019, 06:57 Nga DOSJA
Tha që femrat shqiptare janë k**va, Kelvi Kadilli largohet nga

Vetëm para pak kohësh, i ftuar në emisionin e Kastro Zizos ‘Late Night Show’, moderatori Kelvi Kadilli dha një deklaratë të fortë për femrat shqiptare, duke i quajtuar 90% të tyre ku*va. Deklarata e tij bëri bujë në median rozë dhe Kelvi ishte në qendër të vëmendjes.

I ftuar ditën e djeshme në emisionin e pasdites në Vizion Plus, moderatori ka dhën lajmin e papritur se do të largohet nga emisioni ‘Pop Culture’.

“Pop Culture nuk do e bëj më, kjo është e sigurt. Nuk do e bëj sepse mendoj që çdo gjë ka fazën e vet”,-u shpreh moderator Kelvi Kadilli duke lënë të nënkuptohet se ishte një zgjedhje e tij.

Megjithatë ende nuk janë të qarta arsyet e largimit, por e sigurt është që Kelvi nuk do largohet nga televizioni, pasi do ta shikojmë me të tjera projekte. Se ku dhe kur, mbetet për t’u parë në vazhdim!


(R.L/Dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz kelvi kadilli largohet nga pop culture moderator kelvi kadilli largohet nga pop culture moderator

Sondazh

Poll