Art&Argëtim

“Është e vështirë”, Pirro Çako rrëfen amanetin e fundit të babait

8 Prill 2019, 17:51 Nga DOSJA
“Është e vështirë”, Pirro Çako

Në këtë intervistë të tij, Pirro Çako foli për projektet e tij të ardhshme në muzikë, për bashkëpunimin me Xhensila Myrtezajn dhe për herë të parë ai foli për ndarjen nga jeta të babait të tij dhe amanetin që ai i ka lënë.

I emocionuar dhe i përlotur, Pirro tregoi se ndarja me të atin nuk kishte qenë aspak e lehtë, edhe pse mjekët i kishin lajmëruar se nuk kishte kthim pas: “Ndarja nga prindi është gjithmonë e vështirë…”, – tha kantautori me gjysëm zëri, në përpjekje për të kujtuar çastet e fundit të agonisë së babait.

“Në fakt, m’i kishte thënë amanetet që kishte për këngët. Madje, edhe këngët që donte të viheshin në homazhe. Në këngën “Udhët e atdheut më thërrasin”, në vargjet “biro, ardhsh i bardhë”, ai e ka thënë “Pirro, ardhsh i mbarë”. Po ta dëgjojmë me vëmendje, ajo është e thënë pastër “Pirro, ardhsh i mbarë” dhe një nga këngët që ai kishte qejf të vihej në homazhe ishte pikërisht kjo këngë dhe “Fjalët e qiririt”. Këto ishin ato këngët që donte të kishte atë ditë…”-tregoi Pirro në intervistën e tij.

 

 

Pirro Çako rrefen per here te pare deshiren e fundit te babait te tij dhe zbulon nje detaj shume interesant te kenges “Rruget e atdheut me therrasin”, te cilen tenori Gaqo Çako ia ka kushtuar djalit te tij, Pirros @pirrocako #Rudina #rtvklan #pirroçako

A post shared by RUDINA MAGJISTARI (@rudinamagjistari) on

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz amaneti i babait pirro çako rudina amaneti i babait pirro çako rudina

Sondazh

Poll