Art&Argëtim

‘Sandokani’ rrëfen jetën e vështirë: Më vdiq djali, vuante nga skizofrenia

8 Prill 2019, 15:41 Nga DOSJA
‘Sandokani’ rrëfen jetën e vështirë: Më

Aktori Kabir Bedi i njohur për rolin e Sandokanit ka treguar lidhur me dramën e jetës së tij në ‘Domenica In’.

“Unë kisha 3 fëmijë, tani kam 2. E kam humbur djalin Siddharth në vitin 1997, pasi ai vuante nga skizofrenia. Nuk ka dhimbje më të madhe se humbja e një fëmije,” thotë Bedi.

Më tej, aktori rrëfeu disa nga momentet kur fliste me të birin:  Mbaj mend që më thoshte në momente kthjelltësie: Çfarë bëj gjatë gjithë ditës? Televizioni, kinemaja, librat, nuk kanë kuptim për mua, nuk ndiej shijen e ushqimit, nuk më intereson të flas me njerëz

Aktori rrëfeu se ishte i përgatitur për vetëvrasjen e të birit dhe se për ta parandaluar atë kishte punësuar edhe një ekip të tërë psikologësh.

“Isha i përgatitur për vetëvrasjen e tij, e kisha parashikuar, kisha thirrur një ekip për ta parandaluar. Pas kaq shumë vitesh kam arritur në përfundimin se duhet të respektoj vendimin e tij, por kam vuajtur shumë sepse është një dhimbje e tmerrshme, plagët shërohen, por shenja mbetet.”

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz kadir bedi sandokan kadir bedi sandokan

Sondazh

Poll