Art&Argëtim

Ernest Hemingway në Kubë/ Përfundon restaurimi i shtëpisë muze të shkrimtarit(Foto+VD)

8 Prill 2019, 16:38 Nga DOSJA
Ernest Hemingway në Kubë/ Përfundon restaurimi i

Shtëpia e Ernest Hemingway gjendet në periferi të Havanës në një zonë të quajtur San Francisco de Paula. La Finca Vigia (një fermë e vogël), një shtëpi tipike kubaneze që Hemingway e mori me qira fillimisht dhe pastaj e bleu.

Sot, shtëpia e Hemingway është një muze i hapur për publikun. Për të shkuar aty të duhet vetëm një taksi dhe pas 20 minutash nga qendra mbërrin në destinacion. Hemingway dhe gruaja e tij e tretë, Martha Gellhorn, u vendosën fillimisht aty në vitin 1939, pasi jetuan për një kohë në Hotel Biltmore Sevilla. Shtëpia e tyre shtrihet mbi 15 hektarë tokë  dhe është shtëpi e pasur me qindra lloje bimësh dhe pemësh.

Në këtë shtëpi Hemingway shkroi nëntë novela dhe  jetoi kur fitoi Çmimin Nobel për Letërsi, në 1954. Hemingway e quajti pronën, La Finca Vigia deri në vitin 1960 kur u largua nga Kuba, pak para vdekjes së tij.

Shtëpia u bë pronë e qeverisë kubane në vitin 1961 dhe ka shërbyer si muze, duke dokumentuar jetën familjare dhe mjedisin fizik të familjes Hemingway, pikërisht ashtu siç  ata e lanë në vitin 1960.

Studiuesit e Hemingway nga SHBA-të e gjetën muzeun në një shkatërrim kritik rreth pesëmbëdhjetë vjet më parë me një çati të pandreqshme dhe themele të plasaritur duke kërcënuar gjithë koleksionin e shtëpisë.

Me frikën e humbjes së kësaj thesari letrar, grupi me studiuesit nga SHBA në bashkëpunim me studiues nga Kuba janë ngritur në veprim duke mbledhur fonde për të ndihmuar në restaurimin e saj.

Jo një detyrë e lehtë duke pasur parasysh marrëdhëniet e tensionuara mes dy vendeve. Rezultati pas restaurimit është një Finca Vigia e bukur dh ebrilante, e cila u hap për publikun në 2007 si Muzeu i Ernest Hemingway.

Restaurimi është aq i plotë sa që mund të shihet shkrimi i Hemingway në muret e banjës së tij, ku ai regjistroi peshën e tij të përditshme. Gjithashtu makina mbretërore e shkrimit e mbështetur në një raft librash të dhoma e gjumit të tij, ku ai shkroi në këmbë për shkak të problemeve kronike. Shtëpia është e mbushur me postera spanjollë për luftimin e demave, si dhe trofe nga Afrika.

Udhëzuesit e turneut janë në dispozicion në vend, ku shumica kanë një njohuri absolutisht enciklopedike të biografisë së Hemingway si dhe jetën e tij në Kubë. Turneu i shtëpisë në thelb përfshin ecjen jashtë shtëpisë, në oborr. Një vizitë e tillë nuk duhet humbur dhe bileta kushton vetëm 3 dollarë amerikanë.

Video nga shtëpia e shkrimtarit, Ernest Hemingway në Kubë.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture ernest hemingway restaurimi i shtepise shtepia e shkrimtarit ne kube ernest hemingway restaurimi i shtepise shtepia e shkrimtarit ne kube

Sondazh

Poll