Bota

U infektua me COVID, kërkohet largimi i Hotit/ Reagon Isa Mustafa: Duhet t’i japim kurajo, ç’është ky kanibalizëm p

3 Gusht 2020, 17:10 Nga DOSJA
U infektua me COVID, kërkohet largimi i Hotit/ Reagon Isa Mustafa: Duhet

KOSOVË- Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka adresuar zërat që kërkojnë largimin nga detyra të kryeministrit Abdullah Hoti pas infektimit të tij me COVID-19.

Me anë të një statusi në Facebook, Mustafa e ka cilësuar kërkesën si një veprim që  kapërcen çdo normë njerëzore duke dënuar edhe heshtjen e pjesës tjetër të kabinetit.

“Miq të nderuar! Është edukatë elementare njerëzore që e kemi kultivuar në familjet tona, të respektojmë të sëmurin. Ta ndihmojmë, t’i japim kurajo ose ta lëmë rehat në telashet e tij. Të ngritesh në mëngjes e ta kërcënosh Kryeministrin se do të shkarkojmë, pse të ka kapur virusi një ditë më parë, është kanibalizëm politik, një idiotizëm i skajshëm që kapërcen çdo normë njerëzore. A thua kështu i edukojmë fëmijët!! Strucat e kabinetit qevitar, këshilltarët, ministrat por edhe bashkëpartiakët e Hotit dhe të mitë heshtin, sepse atyre nuk ua ka permendur emrin xhelatja Kusari-Lila dhe se nuk do ti hajë. Turp! IM”.- shkruan Mustafa.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni isa mustafa koronavirusi ne kosove isa mustafa koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll