Bota

Britania e Madhe nuk gjen qetësi nga Covid-19, shkon në 46.210 numri total i viktimave

3 Gusht 2020, 15:51 Nga DOSJA
Britania e Madhe nuk gjen qetësi nga Covid-19, shkon në 46.210 numri

BRITANI E MADHE– Një nëntë njerëz kanë vdekur pas infektimit me koronavirus në Mbretërinë e Bashkuar, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 46.210.

Pra prej fillimit të shpërthimit të pandemisë Covid-19 e deri më tani në Britaninë e Madhe kanë ndërruar jetë 46.201 persona, ndërsa numri i të infektuarve me Covid-19 në Britaninë e Madhe ka shkuar në 305.623 ku në 24 orët e fundit raportohet se janë infektuar 928 pacientë të tjerë.

Deri tani, autoritetet në vend kanë kryer më shumë se 16 milionë teste të koronavirusit.

Prej më shumë se 7 muajsh i gjithë globi po përballet me pandeminë Covid-19 që shpërtheu në Kinë prej në fund të dhjetorit të 2019. Tashmë Covid-19 vijon të jetë ende një kërcënim për botën. Deri më tani në gjithë globin janë infektuar 18,246,339 persona. Ndërkohë 692,973 të tjerë kanë humbur jetën. Lajm i mirë është se betejën me COVID-19 e kanë fituar 11,453,809 qytetarë.

Burimi: METRO 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi në britaninë e madhe koronavirusi në britaninë e madhe

Sondazh

Poll