Bota

Konfirmohen raste të reja në anijen norvegjeze, dhjetëra pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit infektohen me Covid-19

3 Gusht 2020, 15:29 Nga DOSJA
Konfirmohen raste të reja në anijen norvegjeze, dhjetëra

NORVEGJI–  Të paktën  40 pasagjerë dhe ekuipazhi i një anije norvegjeze kanë infektuar nga  Covid-19  kanë bërë me dije zyrtarët , shkruan BBC. Ndërsa tashmë mbi 100 pasagjerë janë në karantinë dhe po presin rezultatet e testeve për Covid-19.

Anija, e cila i përket firmës norvegjeze Hurtigruten u ankorua në portin e Tromso në veri të Norvegjisë të premten e javës që lamë pas. Për këtë arsye, të gjitha udhëtimet janë pezulluar për shkak të shpërthimit të koronavirusit.

“Ne jemi të përqendruar në shëndetin e klientëve dhe kolegëve tanë. E vetmja zgjidhje e përgjegjshme është të pezullohen të gjitha lundrimet.”- ka deklaruar shefi ekzekutiv Daniel Skjeldamsaid.

Ndërsa katër anëtarët e ekuipazhit u shtruan në spital të premten pasi shfaqën simptoma të  Covid-19, pak pasi anija u ankorua në Tromso dhe më vonë dolën rezultatet e koronavirusit ku 32 anëtarë të stafit nga 158 të pranishëm ishin pozitivë.

Ndërsa të gjithë pasagjerët u është bërë thirrje që të vetë-izolohen. 5 pasagjerë kanë dalë pozitivë nga 387 që udhëtuan me këtë anije që prej 17 korrikut.

“Ne presim që të gjenden më shumë raste për këtë shpërthim.”- ka thënë një zyrtar shëndetësor.

Burimi: BBC

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota daniel skjeldamsaid koronavirusi në norvegji daniel skjeldamsaid koronavirusi në norvegji

Sondazh

Poll