Bota

Zjarre masive ‘pushtojnë’ pyjet në Kaliforni, evakuohen 7800 banorë, mbi 1300 zjarrfikës ‘luftojnë’ me flakët

3 Gusht 2020, 15:22 Nga DOSJA
Zjarre masive ‘pushtojnë’ pyjet në Kaliforni, evakuohen

KALIFORNI- Ekipet e zjarefikësve në Kaliforni por luftojnë sërish me flakët.  Mediat e huaja kanë raportuar se mijëra njerëz janë detyruar që të dalin nga shtëpitë e tyre në Los Angelos, për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme. Deri më tani thuhet se rreth 7,800 banorë kanë evakuar nga zona, e cila është përfshirë nga zjarri masiv.

Mediat shtojnë se më shumë se 1300 zjarrfikës, duke përfshirë aeroplanë dhe helikopterë, të cilët po lëshojnë ujë nga qielli janë duke u përpjekur për të ndaluar zjarret që kanë nisur që nga e premtja.

Zjarret po përhapen në terrene të vështira malore, duke ua bërë më të vështirë zjarrfikësve punën për shuarjen e tyre.  Tymi i madh që është përhapur në qiell ka lëvizur drejt lindjes deri në Arizona, rreth 480 kilometra larg.

Kujtojmë se një zjarr tetorin e kaluar përfshiu SHBA-në ku mijëra banorëve të Los Anxhelosit ju dha  urdhër të largohen. Mediat raportuan  se zjarri u ndez pranë kompleksit të arteve Getty Center dhe u përhap në rreth 500 hektarë afër disa prej shtëpive më të shtrenjta të qytetit. Rreth 3,300 shtëpi u detyruan të largohen. Ndërkohë edhe Kalifornia veriore u përfshi nga zjarret ku rreth  180,000 njerëz janë urdhëruar të largohen nga shtëpitë.

Burimi:BBC

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota shba zjarre ne kaliforni shba zjarre ne kaliforni

Sondazh

Poll