Bota

Shtohen raste të reja/ Melburn shtrëngon masat kufizuese, autoritetet fusin vendin në izolim

3 Gusht 2020, 16:42 Nga DOSJA
Shtohen raste të reja/ Melburn shtrëngon masat kufizuese, autoritetet

AUSTRALI-Shteti i Australisë Melburn së fundmi ka raportuar raste të reja të Covid-19 ndërkohë autoritetet kanë raportuar se në vend do të mbyllen fabrikat dhe bizneset e tjera jo të domosdoshme për të parandaluar përhapjen e Covid-19.

Në mesin e masave të kufizimit do të përfshihet edhe ora policore në qytetin me pesë milionë banorë, duke qenë se izolimi fillestar nuk ka arritur të ndalë virusin.

Për këtë arsye autoritetet kanë thënë se do të paguajnë punëtorët që janë detyruar të izolohen për 14 ditë, nëse paraprakisht kanë shfrytëzuar ditët e pushimit mjekësor.

Ndërkohë kryeministri australian, Scott Morrison ka thënë se pagesa prej 1,500 dollarëve do të ndahet për ata që nuk kanë qasje në përfitime tjera dhe mund të zbatohet disa herë. Autoritetet besojnë se masat e reja do të zvogëlojnë shkallën e përhapjes së koronavirusit.

Në Australi që prej fillimit të pandemisë deri më tani janë regjistruar 18,318 raste të reja  dhe kanë humbur jetën 221 persona.

Burimi:.smh.

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne australi koronavirusi ne australi

Sondazh

Poll