Bota

Hoti i infektuar me Covid-19/ Thaçi i uron shërim të shpejtë: Respektoni rekomandimet e institucioneve shëndetësore

3 Gusht 2020, 12:09 Nga DOSJA
Hoti i infektuar me Covid-19/ Thaçi i uron shërim të

KOSOVË– Pas lajmit se Kryeministri i Kosovës është i infektuar me Covid-19, ka reaguar edhe Presidenti i vendit Hashim Thaçi i cili i ka uruar shërim të shpejtë.

“Kryeministrit Avdullah Hoti i uroj ta kalojë sa më lehtë dhe të shërohet sa më shpejtë nga COVID-19. Qytetarëve të Kosovës u bëj thirrje që t’i zbatojnë rekomandimet e institucioneve shëndetësore, sepse vetëm në këtë mënyrë mund ta tejkalojmë këtë periudhë të vështirë. Të gjithë të prekurve u uroj shërim dhe rikthim sa më të shpejtë në normalitet.”- ka shkruar Thaçi.

Përmes një postimi në Facebook  Presidenti Thaçi i ka uruar shërim të shpejtë kryeministrit Hoti, i cili u konfirmua me koronavirus një ditë më parë, ndërsa më tej ai u ka bërë thirrje qytetarëve të vendit që t’i respektojnë rekomandimet e institucioneve shëndetësore.

Sipas Thaçit vetëm duke respektuar rekomandimet e qeverisë për pandeminë mund të tejkalohet kjo periudhë e vështirë.

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni avdullah hoti me covid avdullah hoti me covid

Sondazh

Poll

Bota 3 Gusht 2020, 11:41

Vaksina ruse për COVID-19 në muajin nëntor?

RUSI– Drejtori i Përgjithshëm i Qendrës Kërkimore Shtetërore për Virologji dhe Bioteknologji, Vektor, Rinat Maksyutov, ka parashikuar më 2 gusht se instit...