Iu sekuestrua pasuria, Ylli Ndroqi del i qeshur nga Drejtoria e Policisë Tiranë, takime të përzemërta me efektivët e RENEA
3 Gusht 2020, 11:32Nga DOSJA
TIRANË- Biznesmeni Ylli Ndroqi është shfaqur i buzëqeshur në oborrin e drejtorisë së Policisë Tiranë. Ndroqi ka shkuar në drejtorinë e Tiranës për tu njohur me masën e sekuestros, por edhe për të dhënë një deklarim për vendimin e SPAK për sekuestrimin e pasurisë së tij. Siç shihet edhe në pamjet e siguruara nga Dosja.al, Ndroqi ka dalë i qetë dhe i buzëqeshur nga Policia. I veshur me një këmishë të bardhë, ai shihet teksa takon disa prej efektivëve të RENEA-s që ndodhen në ambientet e policisë.
Ndërkohë që burime për Dosja.al bëjnë me dije se Ndroqi pritet të japë edhe një deklaratë zyrtare për mediat pasi të përfundojë duke dhënë sqarimet e tij në Polici. Po ashtu, edhe televizioni Ora News pritet të ketë një deklaratë në lidhje me sekuestron e 60% të kuotave të biznesmenit Ylli Ndroqi.
Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion,sekuestroi sot pasuritë e botuesit dhe pronarit të Ora News, Ylli Ndroqi. SPAK thotë se familja Ndroqi ka një nivel të pajustifikuar ekonomik dhe se këto pasuri janë përfituar nga veprimtaria që sipas SPAK, Ndroqi ka patur në vendin tonë, Turqi dhe Itali.
(F.g/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Fushë-Krujë/ Policia në Fushë- Krujë ka gjobitur me 10 milionë lekë një lokal në fshatin Verjon, të Fushë-Krujës, pasi pronari i së cilës organizoi disa dasma....
TIRANË- Epidemiologu, Ilir Alimehmeti ka publikuar një studim për vendet e Ballkanit Perëndimor për COVID-19 dhe thekson se rasti i Shqipërisë është ende i...
TIRANË- SPAK, (Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion), njofton se ka vendosur masën e sekuestrosë mbi pasuritë e botuesit dhe pronarit të Ora News, Y...
TIRANË– Gjashtë pacientë të tjerë humbën jetën nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në vend. Në mesin e tyre ishin edhe Anton Cuni, 28 vjeç e Aniba...
TIRANË- Vajza e Olsi Ramës, Kristi Rama e ka quajtur engjëll Aneta Ramën, gjyshen e saj.Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ajo ka publikuar një foto...
TIRANË- Vaksina e gripit do të jetë falas për të gjithë kategoritë e rrezikuara. Lajmi është dhënë nga Silva Bino, Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Inf...