Aktualitet

Organizoi disa dasma njëra pas tjetrës, gjobitet me 10 mln lekë lokali në Fushë-Krujë, i pezullohet aktiviteti për 6 muaj

3 Gusht 2020, 11:18 Nga DOSJA
Organizoi disa dasma njëra pas tjetrës, gjobitet me 10 mln lekë

Fushë-Krujë/ Policia në Fushë- Krujë  ka gjobitur me 10 milionë lekë një lokal në fshatin Verjon, të Fushë-Krujës, pasi pronari i së cilës organizoi disa dasma. Mësohet se edhe për 6 muajt e ardhshëm ky lokal nuk mund të ushtrojë aktivitetin.

“Policia e Durrësit ka ndëshkuar me masë administrative 1 milion lekë dhe mbyllje të aktivitetit për një periudhë 6-mujore, administratorin e një lokali, pasi u konstatua se organizonte ceremoni martesore në mënyrë të përsëritur, në kundërshtim me Aktin Normativ. Policia e Durrësit u ka bërë thirrje të gjithë administratorëve të subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.”, thuhet në njoftimin e Policisë.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjobitet lokali në fushë krujë gjobitet lokali në fushë krujë

Sondazh

Poll