Bota

Kryeministri i Kosovës pozitiv me COVID-19, Hoti: Jam mirë, do qëndroj në izolim për dy javë. Kam vetëm një kollë të l

2 Gusht 2020, 19:29 Nga DOSJA
Kryeministri i Kosovës pozitiv me COVID-19, Hoti: Jam mirë, do

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është konfirmuar i prekur me COVID-19. Ka qenë vetë kryeministri që ka ndarë lajmin e infektimit të tij me anë të një postimi në mediat sociale. 

Në një mesazh të shkurtër, Hoti shkruan se ka bërë testin dhe rezluton pozitiv, por gjendja e tij shëndetësore është e mirë. Kreu i qeverisë së Kosovës shkruan se do të vijojë të jetë në izolim për dy javët në vazhdim dhe nuk ka shenja, por vetëm një kollë të lehtë 

Të nderuar, Sot e kam bërë testin për covid-19 dhe kam rezultuar pozitiv. Nuk kam shenja, përveç një kollë shumë të lehtë. Nga sonte jam në izolim për dy javët në vazhdim. Do të kryej obligimet nga shtëpia“, shkruan Hoti.

Koronavirusi në Kosovë është përhapur në mënyrë të frikshme dhe vetëm sot u regjistruan mbi 250 rastë të reja dhe 13 viktima. Po ashtu virusi COVID nuk ka kyrsyer dhe politikën, ku të shumtë kanë qenë ata që kanë pranuar se kanë rezultuar pozitiv. Isa Mustafa, Kadri Veseli dhe disa deputetë të Kuvendit të Kosovës më herët kanë qenë të prekur nga COVID-19. 

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni avdullah hoti avdullah hoti me covid koronavirusi ne kosove avdullah hoti avdullah hoti me covid koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll