Bota

Parashikimi i frikshëm: 19 mijë amerikanë mund të vdesin në 20 ditët e ardhshme

2 Gusht 2020, 15:54 Nga DOSJA
Parashikimi i frikshëm: 19 mijë amerikanë mund të vdesin

SHBA– Lajmi i mirë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është se ditët e fundit numrat e rasteve të reja me Covid-19 çdo ditë në rreth 27 shtete kanë rënë në përgjithësi këtë javë, në krahasim me javën e kaluar.

Por lajmi i keq është se ekziston ende frika për një shpërthim tjetër të fortë të rasteve të reja dhe rritjes së vdekjeve.

Në bazë të raportimit të mediave të huaja, është mësuar se SHBA ka raportuar më shumë vdekje të lidhura me koronavirusin se kudo tjetër në botë ndërkohë sëfundmi  CNN shkruan se  19 mijë  amerikanë të tjerë mund të vdesin gjatë tre javëve të ardhshme.

Ky parashikim i botuar nga Qendrat e SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, thotë mbi 19 mijë vdekje do të ndodhin në SHBA deri më 22 gusht. Të paktën 154,447 amerikanë kanë vdekur që nga fillimi i pandemisë.

Në të gjithë vendin, udhëheqësit lokalë dhe ekspertët e shëndetit publik u kanë bërë thirrje banorëve që të mos thyejnë rregullat dhe të mos organizojnë festa, veçanërisht midis grupeve të reja, ku po ushqejnë përhapjen e virusit. Ndërsa disa shtete anembanë Jugut duket se janë duke arritur kulmin e tyre.

CDC thotë se viktimat e reja ka të ngjarë të rriten në Alabama, Kentucky, New Jersey, Porto Riko, Tenesi dhe Uashington.

Burimi: CNN

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne shba uashington koronavirusi ne shba uashington

Sondazh

Poll