Bota

Shqiptarja triumfon në Kanada, shpallet “Aktorja më e mirë” në festivalin e filmit

2 Gusht 2020, 19:16 Nga DOSJA
Shqiptarja triumfon në Kanada, shpallet “Aktorja më e

KANADA– Artistja dhe producentja shqiptare Ana Golja është vlerësuar në festivalin e filmit në Kanada “Lavazza Film Festival” me çmimin “Aktorja më e mirë” për filmin “The Cuban”.

Golja nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka treguar se ndjehet e nderuar që është vlerësuar me çmimin “Aktorja më e mirë”.

Nuk e di ende se çfarë ndodhi mbrëmjen e djeshme por përfundova me një çmim me emrin tim. Pafundësisht mirënjohëse për vlerësimin si aktorja më e mirë në ”Lavazza Film Festival”. Faleminderit të gjithëve”, shkruan ajo.

Golja tha se filmi “The Cuban”, ku edhe ajo luan rolin e infermieres së re duke u shërbyer pleqve në një shtëpi shëndeti, ka ardhur si frymëzim nga gjyshja e saj.

Festivali i filmit u zhvillua nga 20 deri më 31 korrik në Toronto të Kanadasë ku u prezantuan një përzgjedhje filmash nga disa nga vendet më të prekura nga kriza globale e shëndetit, në përpjekje për të ndërtuar një urë lidhëse në mes filmit dhe betejës ende të pafituar kundër pandemisë në të cilën po kalojmë.

Një pjesë e shitjeve të biletave do të shkojnë për Kryqin e Kuq Kanadez pikërisht për ta luftuar pandeminë COVID-19.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora aktore ana golja cmim film aktore ana golja cmim film

Sondazh

Poll