Bota

Australia jep shpresë/ Vaksina kundër Covid-19 e testuar te njerëzit kalon fazën e parë

2 Gusht 2020, 15:35 Nga DOSJA
Australia jep shpresë/ Vaksina kundër Covid-19 e testuar te

AUSTRALI– Situata e Covid-19 është teje e vështirë në mbarë botën, du ditë pas dite po shënohet një numër i lartë i të infektuarëve dhe të viktimave.

Ndërkohë sëfundmi është zbuluar se rezultatet e para të vaksinës australiane kundër  Covid-19  kanë rezultuar pozitive.

Siç kanë raportuar edhe mediat e huaja, në testet e fazës 1 ka treguar se është e sigurt dhe se prodhon një përgjigje të imunitetit.

Ndërkohë provat janë zhvilluar në Universitetin Flinders të Adelaides, është i pari mes vaksinave kandidate që po zhvillohen në Australi që ka kaluar fazën 1 të eksperimentimit.

Më tej bëhet me dije se me dije se vaksina iu është dhënë këtë muaj 40 vullnetarëve të shëndetshëm, asnjëri prej të cilave nuk ka pasur efekte anësore domethënëse ose temperaturë.

Kemi konfirmuar se vaksina Covax 19 mund të sjellë përgjigje të përshtatshme të antitrupave te njerëzit.”- është shprehur Nikolai Petrovsky, drejtori i Endokrinologjisë i Flinders Medical Center.

Burimi: Abc.net

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne australi koronavirusi ne australi

Sondazh

Poll