Bota

Shkencëtarja kineze bën deklaratën e fortë: Koronavirusi është krijuar në një labortator të ushtrisë kineze

2 Gusht 2020, 14:38 Nga DOSJA
Shkencëtarja kineze bën deklaratën e fortë: Koronavirusi

KINË-Koronavirusi është përhapur prej më shumë se 6 muajsh në mbarë botën dhe situata nuk është aspak e qetë, ku ditë pas dite shënohet bilance të frikshme të viktimave nga ky virus.

Ndërkohë sëfundmi një virologe kineze që u largua në fshehtësi nga Kina drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga frika se mund të vritej, ka bërë një deklaratë të fortë mvi pandeminë.

Ajo shprehet se virusi vdekjeprurës që po shkakton mijëra viktima në mbarë botën, e ka origjinën nga një laborator ushtarak.

Specialistja e virologjisë në shkollën e Shëndetit Publik në Hong Kong, Li Meng-Yan ka thënë se është e bindur se Covid-19 ka lidhje me një laborator që është nën kontrollin e ushtrisë kineze.

Prej kohësh Kina është nën sulmin e shumë vendeve të cilat e akuzojnë se ka fshehur të vërtetën rreth ditëve të para të përhapjes së pandemisë, akuza të cilat i ka mohuar kategorikisht.

Ndër të tjera doktoresha Li siguron se e ka zbuluar që pandemia e kishte origjinën nga ky laborator ndërsa ishte duke studiuar transmetimin e virusit nga njeriu tek njeriu. Në një deklratë për mediat britanike ajo tha se gjetjet e saj nuk u morën seriozisht nga drejtuesi i saj.

“Kisha arritur në përfundime të qarta se virusi kishte dalë nga një laborator i ushtrisë së Partisë Komuniste. Tregu i kafshëve të egra në Ëuhan ishte vetëm një diçka për të tërhequr vëmendjen. E dija se që në momentin e parë që do të flisja mund të zhdukesha, njësoj si protestuesit në Hong Kong.– tha Li.

Burimi: thescottishsun

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi në kinë koronavirusi në kinë

Sondazh

Poll