Bota

Artistja shqiptare triumfon në Kanada, shpallet “Aktorja më e mirë” në festivalin e filmit

2 Gusht 2020, 12:41 Nga DOSJA
Artistja shqiptare triumfon në Kanada, shpallet “Aktorja më e

KANADA– Artistja dhe producentja shqiptare, Ana Golja është vlerësuar në festivalin e filmit “Lavazza Film Festival” për filmin “The Cuban”. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale duke u shprehur se ndjehet e nderuar që është vlerësuar me çmimin “Aktorja më e mirë”.

Filmi “The Cuban” ka për producente artisten me prejardhje shqiptare, Ana Goljan. Golja tha se filmi “The Cuban”, ku edhe ajo luan rolin e infermieres së re duke u shërbyer pleqve në një shtëpi shëndeti ka ardhur si frymëzim nga gjyshja e saj.

“Nuk e di ende se çfarë ndodhi mbrëmjen e djeshme por përfundova me një çmim me emrin tim. Pafundësisht mirënjohëse për vlerësimin si aktorja më e mirë në ”Lavazza Film Festival”. Faleminderit të gjithëve”, shkruan ajo.

Festivali i filmit u zhvillua nga 20 deri më 31 korrik në Toronto të Kanadasë ku prezantoi një përzgjedhje filmash nga disa nga vendet më të prekura nga kriza globale e shëndetit, ndërsa përfitimet e mbledhura nga shitja e biletave do të shkojnë për Kryqin e Kuq Kanadez për të ndihmuar me pandeminë e koronavirusit.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora ana golja filmi “the cuban” ana golja filmi “the cuban”

Sondazh

Poll