Aktualitet

Cilat janë “vatrat e zjarrit” në kryeqytet? Mjekja jep DETAJE: Astiri, Fresku dhe Kodra e Diellit janë kthyer në ‘çer

2 Gusht 2020, 05:57 Nga DOSJA
Cilat janë “vatrat e zjarrit” në kryeqytet? Mjekja jep

TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka zhvilluar një takim me epidemiologët, të cilët janë përballur për më shumë se 5 muaj me pandeminë e koronavirusit. Pas fjalës së Manastirliut, mjekët kanë treguar specifikat e pandemisë në vend, duke përmendur edhe “vatrat e zjarrit” në kryeqytet.

Mjekët thanë se rastet e konfirmuara janë përqendruar kryesisht në zonat rurale dhe lagjet e Tiranës, ndërsa pandemia sipas tyre është përhapur me rinisjen e eventeve; ku marrin pjesë shumë njerëz. 

“Në punën tonë prej 5 muajsh na ka ndodhur ajo që thatë edhe ju që kryesisht vatrat më të rëndësishme janë në zonat rurale tek Astiri, Fresku deri diku edhe tek Kodra e Diellit. Kush është kryesore? Vatrat janë të transmetimit komunitar, sidomos me hapjen e fashës orare, sidomos për eventet; ceremonitë mortore, festash, ditëlindje që marrin pjesë grumbullime të rinj,”- u shpreh mjekja në video.

Gjatë 24 orëve të fundit, në vendin tonë kanë ndërruar jetë 4 persona, ndërsa 120 raste të reja janë infektuar. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, aktualisht në spital po trajtohen 119 pacientë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi ogerta manastirliu koronavirusi ne shqiperi ogerta manastirliu

Sondazh

Poll