Aktualitet

Zjarri dëmton rrjetin energjisë elektrike në Koplik. Bashkia, dogana e Hanit të Hotit dhe burgu i Reçit pa drita

1 Gusht 2020, 19:26 Nga DOSJA
Zjarri dëmton rrjetin energjisë elektrike në Koplik. Bashkia,

SHKODËR- Një zjarr i madh ka përfshirë sot zonën e Koplikut dhe ka shkaktuar dëme dhe në rrjetin e energjisë. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton se ka stakuar linjat 35kV Bogiq–Koplik dhe Bogiq–Shkodra 3, si pasojë e rënies së zjarrit në Bogiç, pranë N/Stacionit Koplik 220kV.

OSHEE më tej bën me dije se kanë mbetur pa energji n/stacionet Shkodra3, Vrakë, Dobraç, Vukpalaj, Koplik dhe Bajzë. Brigadat e likujdimit të avarisë Tensioni i Lartë po punojnë per eleminimin sa më të shpejtë të avarisë.


Zjarri dëmton rrjetin 35kV në Koplik. OSSH njofton se ka stakuar linjat 35kV Bogiq – Koplik dhe Bogiq – Shkodra 3, si pasojë e rënies së zjarrit në Bogiç, pranë N/Stacionit Koplik 220kV. Si rrjedhojë, kanë mbetur pa energji n/stacionet Shkodra3, Vrakë, Dobraç, Vukpalaj, Koplik dhe Bajzë. Brigadat e likujdimit të avarisë Tensioni i Lartë po punojnë per eleminimin sa më të shpejtë të avarisë.

Pa energji elektrike kanë mbetur banorët e zonave: Lagjet Kiras, fshatrat Lopcej, Dobraç, ndërmarrja e pularisë “Elvis”, Shtoi i ri, Shtoi i vjeter, Boriç, Bashkia Koplik, Qyteti Koplik, Policia, Bankat, Institucione shtetrore, N/prefektura, Shkrel, fshatrat Goraj, Katun Kastrati, Gradiskije, Ktosh Demiraj, Grudë fushë, Gruemirë cesme, Burgu i Recit, Kaldrun, Sterbeq, Jubicë Flake, Boric, Grill, Omaraj, Gruemirë, Linaj, Vorfe, Kullaj, Rrash, Hot, Kelmend, Stacioni Trenit, Dogana Hani Hotit, Fshatrat: Vukpalaj, Rrapsh, Tamare, Selce, Vermosh dhe Vukel”, njofton OSHEE.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet zjarr ne koplik zjarri demton linjen elektrike zjarr ne koplik zjarri demton linjen elektrike

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Gusht 2020, 18:07

TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrotjes Sociale, Ogreta Manastirliu, u ka bërë dhe sot një apel të gjithë të rinjve që të bëjnë kujdes dhe të respket...