Aktualitet

VIDEO/ Ndalohen koncertet? Në Shëngjin vijojnë ‘Schiuma party-t’, të rinjtë kërcejnë ngjeshur me njëri-tjetrin dhe h

1 Gusht 2020, 19:39 Nga DOSJA
VIDEO/ Ndalohen koncertet? Në Shëngjin vijojnë ‘Schiuma

TIRANË- Pak javë më parë ministrja e Shëndetëisë, Ogerta Manastirliu, njoftoi se qeveria kishte marrë një masë të re shtrënguese për të parandaluar përhapjen e COVID.

Ministrja u shpreh se do ndalohen të gjitha klubet e natës, dhe muzika pas orës 20:00. Kjo gjë shkaktoi dhe protesta, por duket se pronarët e lokaleve dhe muzikantët e kanë gjetur zgjidhjen.

Të gjitha organizimet që ishin parashikuar për në mbrëmje deri natën vonë, tashmë janë zhvendosur në drekë.

Këngëtari i njohur me emrin e artit si Noizy sot ka qenë në Shëngjin në një lokal që ka ambient të hapur dhe ka kënguar disa nga këngët e tij. Siç shihet dhe nga pamjet ai ka mbledhur qindra të rinj, të cilët kërcejnë ngjitur me njëri-tjetrin mes shkumës dhe askush nuk mendon për COVID-19.

Këto pamje dhe të tjera të ngjashme me to janë bërë publike në mediat sociale, por duket se ministria është e vendosur bashkë me institucionet e tjera të ndalojë muzikën dhe grumbullimet në lokale pas orës 20:00, pasi vetëm atëherë mund të përhapet virusi, gjatë ditës jo.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koncert ne shengjin masat kunder covid 19 ndalimi i muzikes pas ores 20 noizy koncert ne shengjin masat kunder covid 19 ndalimi i muzikes pas ores 20 noizy

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Gusht 2020, 18:07

TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrotjes Sociale, Ogreta Manastirliu, u ka bërë dhe sot një apel të gjithë të rinjve që të bëjnë kujdes dhe të respket...