HISTORIA/ “Shefi ku je? A t’ia marr lekët gocës se qenka këtu?”, kapet mashtruesi i marketeve në Kashar
1 Gusht 2020, 19:50Nga DOSJA
TIRANË- Deri ku arrin fantazia? Kësaj pyetjeje mund t’i përgjigjen jo vetëm ëndërrimtarët dhe krijuesit, por edhe mashtruesit. I fundit që ra në rrjetat e policisë u zbulua nga një vajzë e re që u bë viktima e tij me vetëm një telefonatë false. Sipas procesverbalit që gazeta “Si” disponon ‘klienti’ hyri në dyqanin e prindërve të M. N ku ajo qëndronte. Një burrë hyri në dyqan dhe ndërkohë hijerëndë po fliste në telefon.
Ai pyeste dike tjetër që sipas fjalëve që i panjohuri përsëriste në telefon, ajo besoi që personi në anën tjetër ishte i ati. ‘Hë mo shefi, ku je në lokal. Unë nuk vij dot se e kam me nxitim. Por paske gocën këtu, a t’ia marr kësaj?”. Pas kësaj bisede në telefon i panjohuri e pyeti M. N: “Sa lekë ke bërë xhiro deri tani?”
Kallëzuesja thotë në polici “besova që ai ishte duke biseduar me babin, ndaj nxora lekët nga arka dhe ai mori shumën e 10 mijë lekëve (të reja). Personi që e përdori këtë skemë pas hetimeve iu zbulua identiteti dhe ai rezulton se quhet A.C, banor i Kasharit, mosha 48 vjeç. Pasi ai i futi lekët në kuletë, mori telefonin dhe bëri sërish një telefonatë. Ia mora gocës tënde 10 mijë lekë, për pjesën tjetër do flasim”. Por kjo bisedë në realitet nuk ishte kryer asnjëherë me babain e M. N.
“Menjëherë telefonova babain, i thashë që ia dhashë lekët shokut të tij, babai u çudit”, tregon e reja. Burimet e gazetës Si shtojnë se menjëherë pas këtij zbulimi babë e bijë janë vënë në ndjekje “të shokut”, i cili u kap në flagrancë prej tyre. I pyetur nga policia 48-vjeçari u justifikua për mashtrimin dhe për rrjedhim për përvetësimin e 10 mijë lekëve. “E bëra për shkaqe ekonomike dhe veç kësaj isha dhe i pirë”, u mbrojt A.C, i cili do të dalë para drejtësisë për mashtrim.
TIRANË- Pak javë më parë ministrja e Shëndetëisë, Ogerta Manastirliu, njoftoi se qeveria kishte marrë një masë të re shtrënguese për të parandaluar përhapj...
SHKODËR- Një zjarr i madh ka përfshirë sot zonën e Koplikut dhe ka shkaktuar dëme dhe në rrjetin e energjisë. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektri...
TIRANË- Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Tiranë. Sipas informacionve, sot në mbrëmje një i ri ka rënë nga një lartësi e konsiderueshme dhe është tr...
ELBASAN- Mëngjes, 8 qershor, teksa sapo kishte dalë në oborrin e shtëpisë së tij, Ardian Çapja qëllohet me snajper vetëm pak centimetra larg zemrës. Një ...
Aktualitet 1 Gusht 2020, 18:07
TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrotjes Sociale, Ogreta Manastirliu, u ka bërë dhe sot një apel të gjithë të rinjve që të bëjnë kujdes dhe të respket...
TIRANË- Dita e sotme shënoi një tjetër rekord të ri të infektimeve të reja në Shqipëri. Për 24 orët e fundit u regjistruan 120 rastë të reja, 119 të infekt...
TIRANË- Policia e Shtetit u bën apel të gjithë shoferëve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, që të mos krijohen probleme në trafik. Në një po...
TIRANË- Sot rreth orës 17:00 është përcjellë për në banesën e fundit, nëna e Kryeministrit Edi Rama, Aneta Rama.Siç shihet dhe nga video, 82-vje&cce...
TIRANË- Mjeku Alban Hatibi prej ditësh është i konfirmuar si i prekur me COVID-19. Mësohet se sot gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar dhe ai është...
TIRANË- Një makinë ka marrë pjesë teksa ka qenë duke lëvizur në Tiranë. Në një njoftim për mediat, Policia e Tiranës njofton së ngjarja ka ndodhur tek rrug...