Aktualitet

‘Të fluturosh në rrugë gati me 200 km/h…’/ PAMJE nga aksioni i Policisë në Sauk-TEG, ‘nami’ me shpejtësi dhe alk

2 Gusht 2020, 05:17 Nga DOSJA
‘Të fluturosh në rrugë gati me 200 km/h…’/

TIRANË– Policia Rrugore ka zhvilluar kontrolle me radarë në aksin Sauk-Teg për të parandaluar të gjithë aksidentet si pasojë e shpjetësisë së normave të lejuara. Ndërkohë në rrugët e Tiranës janë vendosura dragera për të pikasur shoferët që drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit. 

Gjatë kontrolleve, Policia ka regjistruar një mjet që qarkullonte me shpjetësi 198 km/h, në një rrugë ku shpejtesia maksimale e lejuar është 90 km/h. Në një aksion disa orësh, Policia mori 12 leje drejtimi, për shpejtësi që variojnë nga 132 deri në 198 km/h dhe 7 patenta për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit. Dy drejtues mjetesh janë prangosur pasi u kapën duke ngarë mjetin kur kishin konsumuar alkool. Gjithashtu gjatë natës janë vendosur 5 gjoba maksimale, me nga 30 mijë lekë të reja secila edhe për rezidentë në Bashkimin Europian. 

“Mos abuzoni me shpejtësinë dhe alkoolin në timon, kujdesuni për jetën tuaj dhe të përdoruesvë te tjetër të rrugës. Të fluturosh në rrugë gati me 200 km/h apo në gjendje të dehur ke cënuar rëndë sigurinë e jetës në rrugë,”-shkruhet ndër të tjera.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kontrolle me drager policia rrugore kontrolle me drager policia rrugore

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Gusht 2020, 18:07

TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrotjes Sociale, Ogreta Manastirliu, u ka bërë dhe sot një apel të gjithë të rinjve që të bëjnë kujdes dhe të respket...