‘Palermoja e Re’/ Si u kthye Elbasani në “kasaphanën” e ekzekutimeve në muajin korrik, skeda e të vrarëve, cila ish
ELBASAN- Mëngjes, 8 qershor, teksa sapo kishte dalë në oborrin e shtëpisë së tij, Ardian Çapja qëllohet me snajper vetëm pak centimetra larg zemrës. Një dorë e stërvitur, pa gabime qëlloi nga një vend nga ku ‘kulla’ e Çapjave kishte pamjen më të qartë. Teksa në Drejtorinë e Policisë në Elbasan kishte mbledhje për aksionin anti-kanabis dhe parullat po ndërronin turnin, autorët nuk u ngutën në sulmin e tyre. Qëlluan Çapjan dhe me mendimin që e kishin lënë të vdekur u larguan me shpejtësi nga vendngjarja pa lënë asgjë pas veçse si gjithmonë një makinë të djegur. Pas shumë orësh brenda në operacion, 55-vjeçari ia doli që të mbijetonte por ky ishte vetëm fillimi i përplasjeve në Elbasan.
Vetëm pak javë më vonë, në mes të qytetit të Elbasanit një person me kapuç dhe me maskë anti-COVID qëllon pa mëshirë brenda makinës së tij, Emiljano Ramazanit. 39-vjeçari me precedentë të mëparshëm penalë sapo kishte dalë nga palestra, kur u qëllua për vdekje. “Rramami” ose i njohur ndryshe si “Ili”, duket se ka “paguar” për një gabim të bërë në të shkuarën, plot dy vitë më parë.
Dyshohet se eliminimi i Ramazanit ka lidhje me një tjetër vrasje që ka ndodhur në këtë qytet, në vitin 2018 dhe se ekzekutimi i tij është bërë për hakmarrje mes grupeve kriminale që operojnë në Elbasan. Bëhet fjalë për grupin e “Sakatit” i cili drejtohet nga 3 vëllezër dhe grupin e “Tarzanit”. Edhe pse nuk ka të akuzuar për ngjarjen, gjurmët të çojnë tek një përplasje e mundshme mes grupeve. Edhe pse “Ili” nuk rezulton i përfshirë direkt në vrasje por mendohet se ai ka pasur dijeni ose ka marrë pjesë në role të tjera për të kryer ekzekutime të ndryshme në qytet. Por ende nuk ka një pistë konkrete, lë më të akuzuar apo të prangosur.
Megjithatë vrasja e tij nuk u la me aq… “Dora ndëshkuese” qëlloi sërish dhe kësaj herë mikun më të ngushtë të 39-vjeçarit. Në orët e vona të 30 korrikut, pranë varrezave në një rrugë qorre u gjet i masakruar me armë dhe i larë në gjakun e tij, 23-vjeçari Regis Runaj. Një telefonatë e marrë pak para vrasjes e nxorri të riun nga shtëpia për të mos u kthyer më!
Në afërsi të zonës ku u gjet trupi i të riut, janë fiksuar shenjat e frenimit të një makine. Dyshohet se në këtë vend është marrë me forcë Runaj dhe është çuar deri në lagjen “Emin Matraxhiu”. Aty është qëlluar me thikë në trup, fytyrë, zemër dhe qafë dhe më pas është lënë mbi gjakun e tij për disa orë deri sa është pikasur nga banorë të lagjes, të cilët njoftuan menjëherë Policinë. Njësoj si me Ramazanin edhe vrasja e Runajt dyshohet të ketë një motiv. Dyshohet për prishje të pazareve të drogës por nuk përjashtohet fakti që shoku i ngushtë i Ramazanit mund të ketë pasur ndonjë informacion rreth konflikteve që ka pasur miku i tij i ndjerë apo të ketë “nuhatur” dorën që e ekzekutoi.
Kaluan vetëm pak orë dhe Policia merr një tjetër mesazh për vrasje në Elbasan. Në qendër të qytetit dhënri i ish-kryebashkiakut Qazim Sejdini, Sokol Sanxhaktari dhe Ardiano Hajdari masakruan mikun e tyre të fëmijërisë, Florian Lamçen. Pas një pasditeje dhe një nate me alkool, Lamçja u masakrua në kokë nga një këmbë karrigeje dhe pësoi çarje të aortës në parakrah duke ndërruar jetë brenda lokalit, kur vetëm pak momente më parë kishte postuar në Facebook se po kalonte mirë me mikun e tij të fëmijërisë.
Tre vrasje brenda pak javësh, tentativa për ekzektutim të një prej njerëzve më të fuqishëm të qytetit, i përfolur për shumë ngjarje kriminale; Elbasani duket se është kthyer në Palermon e re të Shqipërisë. Dy vite më parë, ishte Shkodra ajo që gëlonte nga vrasjet dhe nga lajmet e kronikës së zezë. Por mesa duket, për këtë verë stafetën e merr Elbasani. Me më shumë grupe që operojnë, me më shumë të paidentifikuar, me më shumë viktima që nuk u gjendet motivi i vrasjes, qyteti i Shqipërisë qendrore është kthyer në çerdhen e krimit.
Grupet kërkojnë më shumë territor, më shumë pushtet. Tani nuk janë më vetëm dy familjet (mbiemrat janë të njohur për redaksinë) që e bëjnë ligjin. Të rinj, me më shumë njerëz, më të sofistikuar për të fshehur gjurmët kërkojnë të marrin shumë, duke mos kursyer asnjë “armik”. Tentativa e atentatit ndaj numrit një të Çapjave ka thyer heshtjen që kishte kapluar qytetin. Që prej 8 qershorit qyteti nuk ka qetësi dhe nuk do të ketë deri në goditjen e krimit nga Policia. Deri atëherë të vetmit që do të kenë shumë punë do të jenë varrmihësit dhe kronika e zezë…
(k.m.f.g/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
VD/ Qytetarët harrojnë COVID-19. Në Tiranë dasmë me daulle e lopë, në Dibër turma i jep lamtumirën 18-vjeçarit që u m
TIRANË- Dita e sotme shënoi një tjetër rekord të ri të infektimeve të reja në Shqipëri. Për 24 orët e fundit u regjistruan 120 rastë të reja, 119 të infekt...
Policia njoftim me rëndësi për pushuesit që kthehen nga plazhi: Ja rrugët që janë të lira dhe ato me probleme, shoferët
TIRANË- Policia e Shtetit u bën apel të gjithë shoferëve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, që të mos krijohen probleme në trafik. Në një po...
VIDEO/ Përcillet për në banesën e fundit Aneta Rama, nëna e kryeministrit do të prehet në Sharrë
TIRANË- Sot rreth orës 17:00 është përcjellë për në banesën e fundit, nëna e Kryeministrit Edi Rama, Aneta Rama.Siç shihet dhe nga video, 82-vje&cce...
I prekur nga COVID-19, përkeqësohet gjendja e mjekut të “Shefqet Ndroqit”, shtrohet në reaminacion
TIRANË- Mjeku Alban Hatibi prej ditësh është i konfirmuar si i prekur me COVID-19. Mësohet se sot gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar dhe ai është...
Panik në Tiranë, merr flakë makina në lëvizje tek rruga e “Durrësit”
TIRANË- Një makinë ka marrë pjesë teksa ka qenë duke lëvizur në Tiranë. Në një njoftim për mediat, Policia e Tiranës njofton së ngjarja ka ndodhur tek rrug...
Zbardhet dosja e Martin Camajt: U mor me detyrim në Sigurimin e Shtetit, por i dezinformoi. Historiania Boçi: Kundërshtari i
TIRANË- Botimi i një artikulli nga Auron Tare, ku shkrimtari Martin Camaj përmendej si bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit në komunizëm dhe shihej ...
Klienti i tij kaloi në regjimin ’41 bis’ flet avokati i Shullazit: Do ta apelojmë, SPAK kërkon të mbulojë dështimin me
TIRANË-Avokati i Emiljano Shullazit, Vladimir Meçe, ka kundërshtuar vendimin e Ministrisë së Drejtësisë për izolimin e klientit të tij në regjimin ’...
“Shefqet Ndroqi” prej 48 orësh pa ujë, në këtë spital po trajtohen pacientët me COVID-19
TIRANË- Spitali ‘Shefqet Ndroqi’ i cilësuar si ‘Covid 2’, ku aktualisht trajtohen afër 150 paciente prej 48 orësh është pa ujë në rubinetet e ç’do p...
EMRAT/ Dërgonin emigrantë shqiptarë për në Britani, arrestohen trafikantët nga Britania. Në pranga dhe shqiptari që për
FRANCË- Një një burrë nga Britani është arrestuar dhe burgosur nga autoritetet franceze, pasi ka tentuar që të dërgojë emigrantë nga Franca drejt Britanisë...