Aktualitet

1 Gusht 2020, 18:07 Nga DOSJA

TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrotjes Sociale, Ogreta Manastirliu, u ka bërë dhe sot një apel të gjithë të rinjve që të bëjnë kujdes dhe të respketojnë masat kundër COVID-19.

Në një postim në mediat sociale, Manastirliu shprehet se të rinjtë po bëhen vatra infeksioni dhe po infektojnë prindërit dhe gjyshërit e tyre. Po ashtu ministrja shprehet se festat e ditëlindjet që organizohen janë kthyer në shqetësim.

“? #COVID19 Prej pesë muajsh epidemiologët po bëjnë një punë të madhe në terren, për të gjurmuar, hetuar, testuar rastet e dyshuara, me qëllim ndërprerjen e zinxhirit të infeksionit. ? Festat apo ditëlindjet po kthehen në vatra potenciale dhe si pasojë, rastet mes të rinjve janë shtuar, duke u kthyer në vektorë të përçimit të infeksionit edhe tek prindërit dhe gjyshërit e tyre.

Të ndihmojmë sistemin shëndetësor, të ruajmë shëndetin, duke shmangur grumbullimet e çdo lloji dhe duke zbatuar 3 rregulla të thjeshta ?#COVID19? ↔️#RuajDistancën ?#MbajeMaskën ?#KujdesuPërHigjienën”, shkruan ministrja.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 ogerta manastirliu koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 ogerta manastirliu

Sondazh

Poll