Aktualitet

“Qoftë i përjetshëm kujtimi për të”/ Hoti ngushëllon kryeministrin Rama për vdekjen e nënës

1 Gusht 2020, 12:31 Nga DOSJA
“Qoftë i përjetshëm kujtimi për të”/ Hoti

KOSOVË-  Mesiditën e sotme kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka ngushëlluar familjen e kryeministrit Edi Rama për humbjen e nënës së tij. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ai shprehet se qoftë i përjetshëm kujtimi për Aneta Ramën.

“Me dhimbje mora lajmin për ndarjen nga jeta të nënës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama! Në emrin tim dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës u shpreh ngushëllimet më të sinqerta kryeministrit Rama, familjes dhe gjithë të afërmve për humbjen e njeriut të tyre të dashur. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!”, shkruan Hoti.

Aneta Rama ndërroi jetë ditën e sotme, në moshën 82-vjeçare. Lajmin e dha vetë kryeministri Edi Rama, i cili e quajti nënën e tij, ‘dritën e shtëpisë’. Aneta Rama ishte një nga stomtologet e para në vendin tonë, e cila është nderuar edhe me titullin “Nderi i Stomatologjisë Shqiptare”. Ceremonia e varrimit pritet të bëhet sot në orën 17:00.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll