Aktualitet

Gjueti në mënyrë të paligjshme, arrestohen tre persona në Skrapar, njëri prej tyre u plagos aksidentalisht në dorë

1 Gusht 2020, 08:38 Nga DOSJA
Gjueti në mënyrë të paligjshme, arrestohen tre persona

SKRAPAR– Policia ka arrestuar tre persona për gjueti të paligjshme në fshatin Vërzhezhë të Skraparit. Në pranga ranë M.K. 66 vjeç, E.Ç. 36 vjeç dhe J.Ç, 26 vjeç.

Mësohet se gjatë gjuetisë është plagosur në dorë 26-vjeçari J.Ç. Të tre këta persona akuzohen për “Plagosje e rëndë nga pakujdesia” dhe “Armëmbajtje pa leje”

Njoftimi i policisë

Skrapar Kryenin gjueti në mënyrë të paligjshme dhe aksidentalisht plagoset njëri prej tyre, arrestohen në flagrancë 3 shtetas. Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: M. K., 66 vjeç, banues në Vërzhezhë, Skrapar. E. Ç., 36 vjeç dhe J. Ç., 26 vjeç, banues në lagjen “30 Vjetori”, Berat. Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë natës kanë qenë duke gjuajtur në mënyrë të paligjshme, në fshatin Vërzhezhë, Skrapar dhe dyshohet se gjatë gjuetisë është plagosur në dorë shtetasi J. Ç. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Plagosja e rëndë nga pakujdesia” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjueti ne menyre te paligjshme gjueti ne menyre te paligjshme

Sondazh

Poll