Aktualitet

Arrestimet e komisionerëve për manipulimin e zgjedhjeve të 2017-ës, flasin protagonistët: Llogje, nëse gjejnë diçka do v

31 Korrik 2020, 20:43 Nga DOSJA
Arrestimet e komisionerëve për manipulimin e zgjedhjeve të

DURRËS -Pak ditë më patë policia arrestoi 20 komisionerë, të cilët akuzohen për shit-blerjen e votave gjatë zgjedhjeve të 2017-ës, në tre qendra votimi në Shijak, si dhe një tjetër person, që ka votuar më shumë se 23 herë. Hetimi nisi nga Prokuroria e Posaçme, e cila tashmë ka shpalllur moskompetencë dhe e ka dërguar dosjen në Prokurorinë e Durrësit.

Në mesin e personave për të cilët SPAK kishte lëshuar urdhër-arrest, ishin edhe dy persona të cilët kishin ndërruar, jetë, Besim Bregu dhe Kasem Lala. Vdekjen e tyre e dinte i gjithë fshati, por SPAK nuk kishte bërë verifikimet e duhura. Gazetari Arsen Rusta i “Report Tv”, ka marr dëshmitë e komisionerëve dhe të afërmve të tyre.

Armelin Zeza, personi që akuzohet se ka votuar për 23 emigrantë, thotë se e ka hedhur votën vetëm për veten e tij, ndërsa akuzon SPAK, se kërkon ta bëjë shembull Rubjek-un. Nëna e tij tregon, se janë terrorizuar nga policia.

“20 policë? Ky s’është kriminel, dy pleq këtu kanë dalë, me ça derën. Pse me e ça derën”, tha ajo.

Përsa i përket përgjimeve me “Niçen”, Armelin Zeza thotë se nuk mund të jenë prova për të arrestuar një fshat.

“Sa mund t’i them unë disa fjalë kot Niçes, sa mund të më thotë mua Niçja kot, apo të tjerë kot, bëni kështu, bëni ashtu…sa të rrejnë ty për vota, i kam dhënë 10, i kam dhënë 15, dëgjo telefonin dhe vrap arresto rob ti. Unë kam vetëm votën time”, shtoi Zela.

Ndërsa njëri prej komisionerëve, Qamil Domi, thotë se do të varë veten nëse SPAK gjen diçka.

 “Te Qemal Domi sot e kësaj dite dhe deri sa të vdes, jam ngastare. Kaq di të them, nëse do gjejnë diçka do e faktoj do të varem këtu, jo atje po të më shoh e gjithë lagjja dhe katundi”

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dosja 339 zgjedhjet ne durres dosja 339 zgjedhjet ne durres

Sondazh

Poll

Aktualitet 31 Korrik 2020, 18:07

TIRANË- Një sherr mes disa personave kanë ndodhur sot në Mullet. Burime për Dosja.al, bëjnë me dijese ka ndodhur në parkimin e kompleksit “Equos”.Deri tani...