Politike

Rama shprehet i lumtur për ndryshimet kushtetuese: Hodhëm në erë koalicionet me vagonë

31 Korrik 2020, 19:25 Nga DOSJA
Rama shprehet i lumtur për ndryshimet kushtetuese: Hodhëm në

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar sot ndryshimet kushtetuese, të cilat u votuan dje në Kuvend pa konsensusin e opozitës së bashkuar. Në një intervistë në Report TV, Rama u shpreh se është i lumtur që ka hedhur në erë koalicionet që janë tani, të cilat ai i quan “me vagonë”.

Sipas tij me ndryshimet e fundit në Kushtetutë është bërë gjëja e duhur, pasi ai tani nuk ka më asnjë shqetësim personal.

Mua më gëzon fakti që na u dha mundësia që koalicionet vagon t’i hedhim në erë. Nuk kam asnjë shqetësim personal, thjesht mendoj se kemi bërë gjënë e duhur. Marrëveshja e 5 qershorit, ka në mos gaboj 11 apo 12 pikë, nenet janë detajime teknike, nuk janë marrëveshja e 5 qershorit dhe detajimet teknike që janë të lidhur me formulën sikur ishte do të zëvendësohen me formulën si do të bëhet”, tha Rama.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ndalimi i koalicioneve ndryshimet kushtetuese edi rama ndalimi i koalicioneve ndryshimet kushtetuese

Sondazh

Poll

Politike 31 Korrik 2020, 15:34

TIRANË -Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri ka kundërshtuar ndryshimet kushtetuese të miratuar të enjten në parlamnet. Sipas LVV, kryeministi Edi Rama, po ndj...