Politike

Radhët e gjata në ambasadën shqiptare në Athinë, MEPJ hedh fajin tek qytetarët: Duhet të respektoni orarin e caktuar

31 Korrik 2020, 17:40 Nga DOSJA
Radhët e gjata në ambasadën shqiptare në Athinë, MEPJ

TIRANË- Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar pas problemit të krijuar sot në ambasadën shqiptare në Athinë.

MEPJ në një njoftim në mediat sociale, e hedh fajin tek qyetarët dhe u bën apel që të respektojnë oraret e përcaktuara, në mënyrë që të evitohet mbivendosja e tyre dhe radhët e krijuara.

Gjithkush duhet të respektojë rigorozisht orarin e lënë me konsullin për asistencën e kërkuar, për të garantuar shpejtësi, cilësi dhe siguri në marrjen e shërbimit, për veten dhe të tjerët”, njofton MEPJ.

Ky reagim vjen pas denoncimeve nga qytetarët, të cilët janë shprehur se administrata nuk ka qenë në punë. Para ambasadës është krijuar një radhë e gjatë qytetarët të cilët kërkonin të merrnin pasaportë. Më herët dhe ambasada shqiptare në Athinë u bëri thirrje qytetëve që të respektonin orarin dhe hodhi poshtë akuzat se sot kishin qenë mbyllur.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ministria per evropen dhe punet e jashtme shkrihet ambasada shqiptare në athinë skandali ne ambasaden shqiptare ne greqi ministria per evropen dhe punet e jashtme shkrihet ambasada shqiptare në athinë skandali ne ambasaden shqiptare ne greqi

Sondazh

Poll

Politike 31 Korrik 2020, 15:34

TIRANË -Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri ka kundërshtuar ndryshimet kushtetuese të miratuar të enjten në parlamnet. Sipas LVV, kryeministi Edi Rama, po ndj...

Politike 31 Korrik 2020, 12:01

TIRANË- Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali i ka kthyer një përgjigje Partisë Popullore Evropiane, ku ka theksuar “Parlame...