Politike

Sulmi i Spiropalit kundër zëdhënësit të PPE, Paloka: Gahler është një mik i Shqipërisë, një sqarim për “nafijen e

31 Korrik 2020, 13:18 Nga DOSJA
Sulmi i Spiropalit kundër zëdhënësit të PPE, Paloka:

TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka I është përgjigjur ministres Elisa Spiropali e cila sulmoi zëdhënësin e Partive Popullore Evropian,e Michael Gahler. Në një reagim në mediat sociale, Paloka shkruan se sulmi i qeverisë ndaj zëdhënësit të Partisë Popullore Europiane, Michael Gahler, është një turp për Edi Ramën.  

Sipas ish-deputetit të Partisë Demokratike, shton se është e pandershme që qeveria ta trajtojë mikun gjerman si armik, vetëm pse Michael Gahler tha të vërtetën.

Sulmi i qeverisë ndaj zëdhënësit të Partisë Popullore Europiane, Michael Gahler, është një turp për Edi Ramën. Michael Gahler është një mik shumë i mirë i Shqipërisë. Është një nga shumë miqtë e PPE-së në Parlamentin Europian, i cili ka ndihmuar Shqipërinë në rrugën e integrimit, sa herë ka patur nevojë. Këtë rrugë Edi Rama po e bën shumë të vështirë, e ka bllokuar prej gati 7 vjetësh, vetëm për interesin personal.

Është e pandershme që qeveria ta trajtojë mikun gjerman si armik, vetëm pse Michael Gahler tha të vërtetën: Me ndryshimet e njënashme kushtetuese marrëveshja e arritur me opozitën u zhbë, partnerët nga BE dhe vendet anëtare nuk u dëgjuan, rregullat e lojës për zgjedhje u ndryshuan në mënyrë të njëanshme.

Fyes për shqiptarët është të mashtrosh partnerët, është t’u premtosh marrëveshje dhe pastaj ta grisësh atë. Tradhti ndaj interesave të shqiptarëve është të shpërfillësh paralajmërimet e Bashkimit Europian dhe të izolosh vendin.

Fyes dhe kriminal është përdorimi i disa deputetëve pa mandat si fasadë për llogaritë e Ramës kundër interesit të shqiptarëve. Dhe një sqarim të fundit vetëm për “nafijen e partisë”, Elisa Spiropalin. Kur Edi Rama të të sjellë gati tekstin e sulmit për ndonjë mik tjetër të Shqipërisë, kërkoji foton e saktë. Ky që të kanë dhënë, nuk është Michael Gahler”, shkruan Paloka.

Më herët, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali i ka kthyer një përgjigje Partisë Popullore Evropiane, ku ka theksuar “Parlamenti i Shqipërisë nuk është as i njëanshëm, as në varësi të ndonjë familjeje partiake në Bruksel”. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Spiropali thekson se opozita shqiptare ka djegur mandatet  dhe nuk ka ndonjë të drejtë hyjnore mbi Parlamentin e mbi qeverinë. Ajo i bën thirrje zëdhënësit Michael Gahler që të mos fyejë në emër të Lulzim Bashës dhe të mos nxisë përçarje në vend.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi paloka elisa spiropali michael gahler ndryshimet kushtetuese edi paloka elisa spiropali michael gahler ndryshimet kushtetuese

Sondazh

Poll

Politike 31 Korrik 2020, 12:01

TIRANË- Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali i ka kthyer një përgjigje Partisë Popullore Evropiane, ku ka theksuar “Parlame...