Politike

Meta merr letrën e homologes zvicerane në 50-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve: E sigurova p

31 Korrik 2020, 17:50 Nga DOSJA
Meta merr letrën e homologes zvicerane në 50-vjetorin e vendosjes

TIRANË- Presidenti Ilir Meta priti sot në zyrën e tij, ambasadorin e Zvicrës në Tiranë, Adrian Maitre. Ky i fundit i dorëzoi Metës, letrën e presidentes zvicerane, Simonetta Sommaruga, me rastin e 50-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

Mes rreshtave në letër, presidentja zviceriane uron popullin shqiptar për përvjetorin, ndërsa vlerëson marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve dhe shprehu besimin, se lidhjet ndërmjet Shqipërisë dhe Zvicrës do vijojnë të zhvillohen në të gjitha fushat me interes për dy kombet tanë.

Meta nga ana e tij, falenderon homologen zvicerane për mbështetjen që i ka dhënë vendit tonë dhe e siguroi për vullnetin e palëkundur për të punuar së bashku për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tona.

Njëkohësisht Meta shprehu mirënjohje për mbështetjen që Zvicra i ka krijuar komunitetit shqiptar. Po ashtu u disktuan edhe aktivitetet që do të organizohen me rastin e 50-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta ilir meta pret ambasadorin zvicerian ilir meta ilir meta pret ambasadorin zvicerian

Sondazh

Poll

Politike 31 Korrik 2020, 15:34

TIRANË -Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri ka kundërshtuar ndryshimet kushtetuese të miratuar të enjten në parlamnet. Sipas LVV, kryeministi Edi Rama, po ndj...

Politike 31 Korrik 2020, 12:01

TIRANË- Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali i ka kthyer një përgjigje Partisë Popullore Evropiane, ku ka theksuar “Parlame...