Politike

Ndryshimet kushtetuese, Rama ftesë sërish Bashës: Eja ulemi, ne jemi të vendosur për të ecur përpara, nuk do u presim gja

31 Korrik 2020, 19:15 Nga DOSJA
Ndryshimet kushtetuese, Rama ftesë sërish Bashës: Eja ulemi, ne

TIRANË- Kryeministri Edi Rama i ka bërë sot një tjetër ftesë kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Bashës.  Në një intervistë në Report TV, Rama është shprehur Basha është i ftuar që të ulet në tryezë me të dhe të diskutojnë pa humbur kohë, pasi ai shton se është i vendosur për të ecur vetë përpara pa e pritur gjatë.

“Unë personalisht i kam dëgjuar me orë të tëra (opozitën jashtë parlamentit) dhe janë zhvilluar debate të gjata të përsëritura, janë dëgjuar plotësisht, nuk kanë dashur të dëgjojnë më shumë se aq, por nuk mund ti prisnim pafundësisht. Ka një kohë për të dëgjuar, ka një kohë për të vendosur, ka një kohë për të votuar.

Por a është i duhuri propozimi i Lulzim Bashës për hapjen 100% të listave? Nuk ka një propozim të duhur ose të pa duhur, ka propozime të ndryshme, e duhura është që të ulemi dhe të diskutojmë pa humbur kohë në mënyrë që të gjejmë mundësisht një dakordësi sa më të gjerë“, u shpreh Rama.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha ndryshimet kushtetuese rama ftese bashes edi rama lulzim basha ndryshimet kushtetuese rama ftese bashes

Sondazh

Poll

Politike 31 Korrik 2020, 15:34

TIRANË -Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri ka kundërshtuar ndryshimet kushtetuese të miratuar të enjten në parlamnet. Sipas LVV, kryeministi Edi Rama, po ndj...

Politike 31 Korrik 2020, 12:01

TIRANË- Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali i ka kthyer një përgjigje Partisë Popullore Evropiane, ku ka theksuar “Parlame...