Politike

Hyn në fuqi marrëveshja e 5 qershorit, Meta dekreton ndryshimet në Kodin Zgjedhor: Janë i vetmi produkt konsensual

31 Korrik 2020, 13:23 Nga DOSJA
Hyn në fuqi marrëveshja e 5 qershorit, Meta dekreton ndryshimet

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka dekretuar sot marrëveshjen e 5 qershorit, në të cilën janë sanksionuar disa ndryshime në Kodin Zgjedhor. Në një reagim publik, zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi, bën me dije se Meta ka shpallur dekretin dhe u ka dhënë fuqi ndryshimeve të arritura me sukses në konsensus në Këshillin Politik. 

Sipas Blushit ndryshimet në Kodin Zgjedhor janë i vetmi produkt i marrëveshjes konsensuale të 14 Janarit dhe të 5 Qershorit të dakordësuara në Këshillin Politik, që mundëson vijimin e sigurtë të rrugëtimit europian të Shqipërisë dhe që kishin konsensusin dhe gjithëpërfshirjen e të gjithë aktorëve politikë në vend.

Më tej zëdhënësi i Presidentit shkruan se “Presidenti Meta, gjen rastin të falenderojë të gjitha ato forca politike që me angazhimin e tyre të sinqertë dhe vullnetin e treguar në Këshillin Politik, mundësuan arritjen e këtij rezultati në 5 qershor që u kodifikua nga Parlamenti i Shqipërisë në datën 23 korrik përmes ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, të cilat dekretohen sot“.

REAGIMI I PLOTË

Kuvendi i Shqipërisë përmes shkresës Nr.1961 Prot, datë 30.07.2020, ka përcjellë pranë Institucionit të Presidentit të Republikës për dekretim dhe shpallje, ndër të tjera edhe Ligjin nr. 101/2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar”. Presidenti i Republikës SH.T.Z. Ilir Meta, ashtu siç kishte garantuar, ditën e sotme pa asnjë vonesë ka dekretuar me shpallje Ligjin nr. 101/2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar”. Ndryshimet në Kodin Zgjedhor janë i vetmi produkt i marrëveshjes konsensuale të 14 Janarit dhe të 5 Qershorit të dakordësuara në Këshillin Politik, që mundëson vijimin e sigurtë të rrugëtimit europian të Shqipërisë dhe që kishin konsensusin dhe gjithëpërfshirjen e të gjithë aktorëve politikë në vend.

Presidenti Meta, rithekson edhe një herë se, dialogu politik, gjithëpërfshirës, transparent dhe i sinqertë ndërmjet forcave politike për të gjitha çështjet që prekin zgjedhjet është e vetmja rrugë që e afron Shqipërinë me Bashkimin Europian dhe e bën Reformën Zgjedhore në përputhje me standardet e OSBE/ODIHR, siç ka kërkuar Këshilli Europian në 15 kushtet e vendosura për hapjen e negociatave. Për muaj me rradhë Presidenti i Republikës ka përsëritur thirrjen që, çdo ndryshim në lidhje me ligje të rëndësishme, duhet të bëhen vetëm përmes konsensusit unanim të Këshillit Politik.

Presidenti Meta, gjen rastin të falenderojë të gjitha ato forca politike që me angazhimin e tyre të sinqertë dhe vullnetin e treguar në Këshillin Politik, mundësuan arritjen e këtij rezultati në 5 qershor që u kodifikua nga Parlamenti i Shqipërisë në datën 23 korrik përmes ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, të cilat dekretohen sot. Presidenti Meta do të jetë si gjithmone në krye të detyrës në mbrojtje të Kushtetutës, të të drejtave të patjetërsueshme, lirive dhr vullnetit të qytetarëve për të marrë në dorë fatet e tyre përballë çdo akti të ndryshimeve të njëanshme, të dhunshme dhe me urgjencë të pajustifikueshme, si ai i Kushtetutës, që asgjesojnë shtetin e së drejtës, demokracinë dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë! ??

Marrëveshja e 5 qershorit u miratua në Kuvend në 23 korrik dhe ishte produkt i një punë disa mujore në Këshillin Politik. Kjo marrëveshje mes palëve u arrit me konsensus dhe ka si qëllim forcimin e ligjit zgjedhor dhe krijon garanci për zgjedhje më të lira dhe ndëshkime më të forta për ata që blejnë votat. Në këtë marrëveshje përfshihen ndryshimet për identifikimin elektronik, kuotat gjinore, kohën zgjedhore etj. Marrëveshja e 5 qershorit është kërkuar dhe nga ndërkombëtarërt, të cilët e kanë quajtur një hapë përpara në rrguën drejt Bashkimit Evropian. 

(A.B. Dosja.al) 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta marreveshja e 5 qershorit meta dekreton 5 qershorin ndryshimet ne kodin zgjedhor ilir meta marreveshja e 5 qershorit meta dekreton 5 qershorin ndryshimet ne kodin zgjedhor

Sondazh

Poll

Politike 31 Korrik 2020, 12:01

TIRANË- Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali i ka kthyer një përgjigje Partisë Popullore Evropiane, ku ka theksuar “Parlame...