Aktualitet

E premte e zezë në Shqipëri! Lumenjtë i marrin jetën 4 personave, tragjedi në Bunë, Vjosë e Drin, në mesin e viktimave

31 Korrik 2020, 15:11 Nga DOSJA
E premte e zezë në Shqipëri! Lumenjtë i marrin jetën 4

SHQIPËRI -E premte e zezë mund të quhet dita e sotme, pasi 4 persona kanë humbur jetën në lumenjtë e Shqipërisë. Një 39-vjeçar dhe një i mitur, u gjetën të pajetë në mëngjes në lumin Buna. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme, por trupat e pajetë u gjetën vetëm mëngjesin e sotëm.

Më pas lumi Vjosa do të merte jetën e një tjetër të riu. Bëhet fjalë për 30-vjeçarin Armando Begaj nga Cakrani i Fierit. Ky i fundit kishte shkuar të lahej në Vjosë me dy shokët e tij. Kur pa se rryma po e merte me vete, i riu kërkoi ndihmën e shokëve, por këta të fundit menduan se po tallej. Neglizhenca i kushtoi shumë shtrenjtë, pasi kur kërkuan ndihmë ishte tepër vonë.

Tragjedia më e fundit u shënua në Dibër, ku një fëmijë u mbyt në lumin Drin i Zi. Ngjarja e rëndë u regjistrua në afërsi të fshatit Selane pranë Peshkopisë.

Të shumta kanë qenë edhe mbytjet në det. Që nga nisja e sezonit turistik e deri më tani, në detet shqiptare janë shënuar 8 viktima, në Durrës, Shëngjin dhe Vlorë. Vlen të theksohet se pavarësisht se deti vijon të marrë jetë njerëzish, në pjesën më të madhe të plazheve, mungojnë rojet bregdetare.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet lumi buna lumi drin i zi lumi vjose viktimat ne lumenj lumi buna lumi drin i zi lumi vjose viktimat ne lumenj

Sondazh

Poll