Aktualitet

Mbytet i riu në Drinin e Zi. Ishte duke bërë raftin me shokët, rrjedha e mori për 6 km

31 Korrik 2020, 14:38 Nga DOSJA
Mbytet i riu në Drinin e Zi. Ishte duke bërë raftin me

DIBËR- Një tjetër tragjedi është shënuar sot një Shqipëri. Sipas informacioneve mësohet se një i ri ka humbur jetën në Dibër, pasi është mbytur në lumin Drin të zi. Viktima është identifikuar si Edison Zuna, 18 vjeç. 

Ky i fundit po bënte raftin me tre shokë të tjerë. Dyshohet se 18-vjeçari ka rënë nga varka dhe më pas është mbytur. Rrjedha e lumit e ka marrë me vete për 6 km, duke e nxjerrë në fshatin Selane. Policia e Dibrës ka shkuar në vendngjarje për të hetuar shkaqet e mbytjes së të riut.     

Më herët gjatë ditës së sotme kanë ndodhur dhe dy ngjarje të tjera të rënda. Në orët e para të mëngjesit u gjetën të mbytur në lumin Buna. Ndërkohë në mesditë një 30-vjeçar u mbyt në Vjosë teksa po lahej më disa shokë. Nga ana tjetër tragjik ka rezultuar dhe sezoni turistik, pasi në det këtë vit kanë humbur jetën 8 turistë.

(A.B. G.SH. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edison zuna mbytet i riu ne drin tragjedi ne lum edison zuna mbytet i riu ne drin tragjedi ne lum

Sondazh

Poll