Sport

Pioli flet për mbylljen e kampionatit: Sa keq që mbaron tani, ne kemi krijuar një familje të bukur

31 Korrik 2020, 17:10 Nga DOSJA
Pioli flet për mbylljen e kampionatit: Sa keq që mbaron tani, ne kemi

ITALI- Milani do të luajë nëse ndeshjen e fundit për këtë sezon në Serie A. Skuadra nga Milano do të presë në shtëpinë Caligarin në ndeshjen e kthimit. Ndërsa trajneri i Milanit, Pioli në një konferencë për shtyp ditën e sotme u shpreh se ishte i mërzitur për përfundimin e kampionatit.

Ai gjithashtu tha se është i sigurtë që ekipi do të vazhdojë me të njëjtat ritme edhe sezonin tjetër.

Më vjen keq që kampionati po përfundon. Djemtë kanë dhënë gjithçka në fushë dhe sigurisht që dhe ata duhet të pushojnë.Ka një harmoni të shkëlqyer mes nesh dhe dëshira për të bërë mirë është shumë e madhe. Jam i sigurt që dhe sezonin tjetër do ta fillojmë po me këtë atmosferë që po e mbyllim.

Ne kemi krijuar një familje të bukur dhe darka e djeshme në Milanello e provoi këtë. Edhe pse ne kemi punuar shumë mirë ndeshjet e fundit, akoma kemi gjëra për të përmirësuar. Duhet të shikojmë drejt së ardhmes dhe Milani duhet të rikthehet aty ku i takon”, u shpreh tekniku i kuqezinjve i cili u konfirmua edhe për dy sezone të tjera në krye të Milanit.

(I.A. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport milani seria a stefano pioli milani seria a stefano pioli

Sondazh

Poll

Sport 31 Korrik 2020, 15:26

TORINO-Mes një ndeshje e një tjetre, kur është mundësia qoftë edhe e një dite pushimi, Cristiano Ronaldo shijon jahtin e tij të ri, një Azimut Grande 27 metra, ...