Sport

Çudia me Interin, Eriksen u kushton zikaltërve 27 mijë euro për një minutë lojë

31 Korrik 2020, 09:44 Nga DOSJA
Çudia me Interin, Eriksen u kushton zikaltërve 27 mijë euro

MILANO-Christian Eriksen nuk po kalon një momet të mirë te skuadra e Interit. Futbollisti që u ble në janar me shumë bujë nga skuadra e Tottenham po lufton për një vend titullari. Minutat me fanellën zikaltër janë me pikatore, në ndeshjen ndaj Napolit mesfushori hyri në lojë në minutën e 88-të, e njëjta gjë edhe me Torinon, apo edhe ndaj Veronës me vetëm 3 minuta në dispozicion. Kur Interi e shkëputi në janar nga Tottenhami, e bëri me qëllimin për t’i dhënë “çelësat” e mesfushës.

Eriksen tani lufton për të mposhtur konkurrencën në këtë repart, shumë larg të qenit lider dhe i pazëvendësueshëm. Zikaltrit shpenzuan plot 20 milionë  euro për kartonin e tij si dhe i siguruan një pagë 7.5 milionë euro në sezon plus bonuset deri në vitin 2024. Të njëjtin trajtim ekonomik ka edhe Romelu Lukaku.

Me një fjalë, Eriksen kondiserohet një nga lojtarët më të mirë të organikës zikaltër. Duke përjashtuar bonuset, danezi po i kushton Interit 27 mijë euro për çdo minutë të luajtur. E të mendosh që Marotta kërkon të ulë shpenzimet e klubit.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport eriksen inter eriksen inter

Sondazh

Poll