Sport

Për presidentin e FIFA-s Gianni Infantino nis procedimi penal, ja për çfarë akuzohet kreu i futbollit

31 Korrik 2020, 08:22 Nga DOSJA
Për presidentin e FIFA-s Gianni Infantino nis procedimi penal, ja për

ZVICËR-Kreu i FIFA-s Gianni Infantino në telashe serioze. Për italianin ka nisur procedimi penal në Zvicër nga Prokurori i Jashtëzakonshëm Federal, Stefan Keller, me akuzën “shpërdorim të autoritetit”, “nxjerrje të sekretit profesional” dhe “pengim të hetimit”. Bashkë me Infantinon, po hetohet edhe prokurori i parë i kantonit të Valais, Rinaldo Arnold”.

Njoftimi për nisjen e procedimit vjen pas dorëheqjes së Prokurorit të Përgjithshëm zvicëran, Michael Lauber, i akuzuar për qasjen e tij të dobët në procesin e “Fifagate”. Lauber (asokohe përgjegjës për hetimet) dhe Infantino u takuan në mënyrë joformale në disa raste në vitet 2016 dhe 2017, duke ngritur pikëpyetje mbi një bashkëpunim të mundshëm sekret mes tyre.

“Unë e mbështes plotësisht procesin gjyqësor dhe FIFA është e gatshme të bashkëpunojë plotësisht me autoritetet zvicërane për këtë qëllim. Të takohesh me Prokurorin e Përgjithshëm të Zvicrës është krejtësisht legjitime. Nuk përbën shkelje për asgjë. Përkundrazi, është pjesë e detyrave të presidentit të FIFA-s”, – përfundoi Infantino.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport fifa infantino fifa infantino

Sondazh

Poll