Sport

Talenti shqiptar që luan te Juventusi mrekullon Tottin, ish-kapiteni i Romës merr në patronazh futbollistin

31 Korrik 2020, 13:03 Nga DOSJA
Talenti shqiptar që luan te Juventusi mrekullon Tottin, ish-kapiteni i

ITALI-Duket e çuditçme por e vërtetë. Rruga e Francesco Tottit si agjent nis nga Torino dhe pikërisht duke marrë në patronazh një futbollist shqiptar. Luis Hasa është kapiteni i Juventus U-16 dhe konsiderohet një yll në rritje. Disa ditë më parë Totti e promovoi lojtarin në Instagramin e tij.

Adoleshenti luan në qendër të mesfushës dhe si sulmues i jashtëm, ndërkohë që shpesh tenton edhe portën. Këtë sezon ia ka dalë të shënojë 6 gola në 16 ndeshje.

Cilësitë e tij nuk kanë kaluar pa u vënë re edhe nga menaxherë e skautë të ndryshëm. Francesco Totti është ai që e ka bindur shqiptarin për të nënshkruar me kompaninë e tij, që do e menaxhojë në vazhdim.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport franesco totti juventus luis hasa roma franesco totti juventus luis hasa roma

Sondazh

Poll