Sport

E rrallë/ Portierja e Vllaznisë luan finalen e Kupës shtatzënë: Këtë ndeshje ishim 12 vetë… (shoqet i puthin barkun)

31 Korrik 2020, 08:38 Nga DOSJA
E rrallë/ Portierja e Vllaznisë luan finalen e Kupës

SHKODËR– Ditën e djeshme u luajt finalja e Kupës së Shqipërisë për femra midis Vllaznisë dhe Apolonisë. Takimi zhvilluar në “Elbasan Arena” u fitua nga shkodranet me rezultatin 4-0. Interesant ishte fakti se portieria e Vllaznisë Ardiola Raxhimi luaji në këtë përballje shtatzanë.

Ashtu siç do të shprehej edhe për “Shkodra Sport”, Raxhimi ka thënë se Vllaznia bëri një “padrejtësi” ndaj Apolonisë pasi luajti me 12 vetë.

“Shpresoj që Apolonia të mos e reklamoj, por Vllaznia ka luajtur me 12 vetë në këtë takim. Po e zbuloj këtu faktin se jam shtatzanë dhe gëzimi është shumë i madh. Jam e lumtur për këtë gjë dhe vitin e ardhshëm do të jemi sërish për të marrë të tjerë trofe”,-tha Raxhimi. 

(E.Ç/F.G/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ardiola raxhimi kupa e shqiperise vllaznia ardiola raxhimi kupa e shqiperise vllaznia

Sondazh

Poll