Sport

“Kam bërë mjaft para”, ish-kampioni i botës me Gjermaninë tërhiqet nga futbolli aktiv

31 Korrik 2020, 15:41 Nga DOSJA
“Kam bërë mjaft para”, ish-kampioni i botës me

GJERMANI-Ish-kampioni i botës me Gjermaninë në vitin 2014 Benedikt Höwedes i ka dhënë lamtumirën futbollit në moshën 32-vjeçare.Futbollisti i Lokomotivës së Moskës pranoi për “Der Spiegel” se pandemia globale e koronavirusit dhe ndeshjet pa tifozë ishin një sinjal i qartë që karriera e tij po shkonte drejt fundit.

“Kam dashur të luaj futboll deri në fund. Është e vështirë të tërhiqesh, por ndoshta koronavirusi dhe ndeshjet me dyer të mbylluara ishin mesazhi që duhet të largohesha nga futbolli i luajtur. Paratë nuk janë të rëndësishme për mua, kam bërë mjaft para”, deklaroi ish-mbrojtësi gjerman.

Höwedes arriti kulmin e suksesit në Botërorin e 2014-ës në Brazil duke luajtur çdo ndeshje me Gjermaninë, gjë që u shpërblye me trofeun e këtij kompeticioni.Ai ishte pjesë e Juventusit në vitin 2017-2018, por u mbajt si lojtar stoli.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport benedikt höwedes gjermania kupa e botes benedikt höwedes gjermania kupa e botes

Sondazh

Poll

Sport 31 Korrik 2020, 15:26

TORINO-Mes një ndeshje e një tjetre, kur është mundësia qoftë edhe e një dite pushimi, Cristiano Ronaldo shijon jahtin e tij të ri, një Azimut Grande 27 metra, ...