Bota

Situata nga COVID-19, Greqia s’i hap kufijtë me Shqipërinë deri në 14 gusht: Do lejohen vetëm punëtorët sezonalë

31 Korrik 2020, 12:21 Nga DOSJA
Situata nga COVID-19, Greqia s’i hap kufijtë me Shqipërinë

GREQI- Qeveria greke vendosur shtyrjen e bllokimit të kufirit me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Turqinë deri në datën 14 gusht.

Sipas qeverisë greke deri në datë 14 gusht kalojnë shtetasit shqiptarë me leje qëndrimi, shtetasit grekë, punëtorët sezonalë, anëtarët e familjeve të shtetasve grekë, diplomatët etj., por nuk lejohen turistët.

Sipas medias greke, zëvendës Ministri i Shëndetësisë, Vasilis Kotzamanis tha të premten në Parlament se autoritetet shëndetësore greke po kryejnë 9,000 teste çdo ditë në pikat kufitare.

Ministri, duke iu përgjigjur një pyetjeje nga i deputeti i SYRIZA-s, Meropi Tzoufi për mungesën e testimit në vendkalimin kufitar Kakavijë në Greqinë veriore, ministri tha se është e hapur vetëm për punëtorët që udhëtojnë midis Greqisë dhe Shqipërisë, banorët e përhershëm dhe grekët etnikë dhe jo për udhëtarët.

Kotzamanis tha që autoritetet “nuk lënë asgjë rastësisë” dhe 2,000 kontrolle janë kryer në Kakavijë në 11 dhe 12 korrik.

(k.m. a.b. dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni greqia nuk hap kufijte me shqiperine meropi tzoufi vasilis kotzamanis greqia nuk hap kufijte me shqiperine meropi tzoufi vasilis kotzamanis

Sondazh

Poll